Date of Award
Winter 12-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Gani Halilaj
Language
Albanian
Abstract
Ankthi normal është një mekanizëm përshtatje natyror, është një reagim normal njerëzor, i cili nuk përbën patologji sepse përveqse shqetësimet janë kalimtare dhe të kontrollueshme, ato nuk kanë ndonjë rëndësi të tillë, e cila të shkaktoj vuajtje klinikisht të rëndësishme dhe as nuk dëmtojnë funksionimin.(Lala, 2016) Çrregullimet e ankthit janë një grup heterogjen çrregullimesh me etiologji dhe patogjenezë jo plotësisht të njohur dhe shumë më komplekse sesa koncepti i thjeshtë i ankthit. Qëllimi i këtij studimi është të shqyrtojë nivelin e ankthit te adoleshentët, ku për shkak të dinamikës së jetës, si nga ana shoqërore, materiale, ekonomike, sociale ka bërë që ai të jetë dominant në ditët e sotme.Studimi është realizuar gjatë muajit Shtator në dy Shkolla të Mesme të Larta në Ferizaj. Pjesmarrës në këtë studim ishin 92 nxënës adoleshentë. Si metodë e mbledhjes së të dhënave janë përdorur pyetsorët me pyetje të mbyllura. Vlerësimi i nivelit të ankthit është bërë duke përdorur pyetësorin me vetë-raportim Inventari i Beck-ut për Ankthin (BAI).Rezultati i studimit që lidhet me ankthin dhe gjininë tregoi se ka ndryshim në nivelin e ankthit te vajzat dhe djemt. Në bazë të dhënave të marra nga historitë e adoleshentëve mund të konkludojmë se gjinia më e prekur me ankth është gjinia femërore. Rezultati i këtij studimi tregoi se, nuk ka ndonjë domethënie marrëdhëniet midis moshës dhe ankthit. Si përmbledhje, ky studim tregon se ankthi është një problem që shfaqet në shumicën e adoleshentëve. Sa më i mirë të jetë shëndeti psikologjik aq më mirë është mirëqenia e përgjithshme dhe aftësia për të përbaluar shqetësimet dhe problemet përgjatë jetës. Nga rezultatet, studimi rekomandon që të bëhet studim i mëtutjeshëm për të parë teknikat specifike dhe efektet e tyre në ankth.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.88
Recommended Citation
Musa, Mirlinda, "PREVALENCA E ANKTHIT TEK ADOLESHENTËT PREJ MOSHËS 16-19 VJEQ NË FERIZAJ" (2019). Theses and Dissertations. 91.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/91