Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Information Systems and Security

First Advisor

Naim Preniqi

Language

Albanian

Abstract

Ky punim diplome është hartuar në fushën e menaxhimit të inovacionit dhe kreativitetit në kompanitë e mëdha botërore. Hulumtimi është zhvilluar në 4 kompani me ndikim më të madh në teknologji siç është Apple, Microsoft Corp. Google dhe Samsung. Në këtë punim diplome ngriten dy pyetje kërkimore :

  1. Si ka ndikuar menaxhimi në kreativitet dhe inovacion dhe si i janë përgjigjur kompanitë këtyre ndikimeve?
  2. Sa kanë ndryshuar strategjitë e kompanive dhe si i janë përshtatur ato kërkesave të tregut dhe klientëve?

Me qëllim të realizimit të hulumtimit edhe analizimit të të dhënave, në këtë punim diplome është përdorur metoda kualitative. Për grumbullimin e informacioneve për kompanitë, janë marrë për bazë të dhëna ekzistuese, studime, të dhëna statistikore, hulumtime, si dhe publikime të ndryshme në fushën e menaxhimit të inovacionit dhe kreativitetit. Rezultatet e arritura nga ky hulumtim japin rekomandime se si duhet që kompanitë të menaxhojnë me inovacionin dhe kreativitetin në mënyrë që të arrijnë rezultatet e dëshiruara. Ky punim diplome kontribuon në debatet e vazhdueshme në fushën e menaxhimit të kreativitetit dhe inovacionit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.157

Share

COinS