Date of Award
Summer 7-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Armend Muja
Language
Albanian
Abstract
Pas vite e vite avansimi jashtëzakonisht të shpejtë të teknologjisë dhe ekonomisë, duke e bëre botën gjithnjë e më shumë një treg të madh global, erdhën edhe nevojat për studimin e faktorëve të cilat i ndihmojnë ndërrmarrjeve dhe bizneseve që operojnë në shtete se çka i bën ato më konkurruese në tregjet nacionale, dhe rrjedhimisht, duke analizuar këto, vjen një studim substancial se cka i bën shtetet më kompetitive, më të prosperueshme. Që nga viti 2004, Banka Botërore i liston vendet në bazë të indekseve të tyre të konkurrueshmërisë, ndërsa problematika qëndron në faktin që Kosova si shtet nuk është përfshirë në këto raporte. Me anë të këtij punimi, do tentoj të hedh dritë mbi një faktor ekonomik, një nga 12të sosh, sa janë të përfshirë në raportet e GCI-së, atë të institucioneve, dhe se si organizimi i tyre ndikon për të mirë ose për të keq në konkurrueshmërinë nacionale tregtare.
Ky hulumtim gjen mes tjerash se institucionet në Kosovë mbeten të pa-strukturuara, të kompromentuara politikisht dhe se qytetarët nuk iu besojnë gjykatave, apo atyre institucioneve që kanë të bëjnë më paranë publike, dhe ata besojnë se shpërndarja e tyre lidhet ngushtë me favore politike. Ndërkaq, ata nuk ndihen kaq të rezervuar ndaj institucioneve të sigurisë, të cilat sipas tyre i bëjnë shumë biznesmenë të mos i rrisin kostot e tyre për sigurinë e ndërrmarrjeve të tyre private.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1831
Recommended Citation
Ramadani, Artan, "SI NDIKON CILËSIA E INSTITUCIONEVE NË KONKURRUESHMËRI EKONOMIKE – ANALIZË E RASTIT TË KOSOVËS" (2019). Theses and Dissertations. 1712.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1712