Date of Award
Spring 5-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Blerton Abazi
Language
Albanian
Abstract
Tema paraqet disa modele për të përmirësuar njohuritë tona për sigurinë e informacionit dhe menaxhimin e rrezikut në bizneset bashkëkohorë dhe në organizata të tjera. Në botën e sulmeve kibernetike të vazhdueshme në sistemet e informacionit, njohurit rreth menaxhimit të rrezikut janë duke u bërë një detyrë vendimtare për minimizimin e rreziqeve të mundshme që mund të bëjnë përpjekjet e tyre. Prandaj, kërkohet njohuri të mira në fushën e sigurisë së informacionit. Parandalimi i humbjeve të rënda që mund të ndodhin për shkak të sulmeve kibernetike dhe dështimeve të tjera në një organizatë zakonisht lidhet me njohuritë rreth investimeve të përshtatshme në masa të ndryshme sigurie. Me rritjen e rreziqeve të mundshme nga sulmet kibernetike të ndryshme, investimi në shërbimet e sigurisë dhe mbrojtja e të dhënave po rritet dhe po bëhet një qështje serioze ekonomike për shumë organizata dhe ndërmarrje. Ka modele të shumta të vlerësimit të të dhënave në ditët e sotme dhe shumë tjera po dalin çdo ditë. Të gjitha kanë qëllimin e njejtë, por përpiqen ta arrijnë këtë qëllim në prespektiva të ndryshme dhe të trajtojnë problem të ndryshme. Disa prej tyre mund të zbatohen për të gjitha rreziqet, ndërsa disa janë specifike për rreziqe të veçanta. Qëllimi kryesor i studimit është të krahasojë dhe qartësojë aktivitetet, hyrjet dhe daljet e kërkuara nga secili model i vlerësimit të rrezikut të sigurisë së informacionit dhe gjithashtu të analizoj se cilat janë ato që adresojnë rrezikun e sigurisë së informacionit në mënyrë efektive. Informacioni që rezulton ndihmon në vlerësimin e zbatushmërisë së modeleve për një organizatë dhe nevojat e tyre specifike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2269
Recommended Citation
Demhasaj, Arbër, "MODELET E VLERËSIMIT TË RREZIKSHMËRISË SË TË DHËNAVE" (2020). Theses and Dissertations. 1583.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1583