Date of Award

Fall 10-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Food Science

First Advisor

Xhavit Bytyçi

Language

Albanian

Abstract

Teknologjia e përpunimit të mishit në kuadër të saj edhe të sallamave ka patur një zhvillim të hovshëm, sidomos në dekadën e fundit në Kosovë dhe që ka rezultuar me ngritjen e një numri jo të vogël të fabrikave apo kompanive të perpunimit të mishit, ndër të cilat është edhe kompania SHPK “Sole”, të cilat zhvillojnë ativitetin e tyre në objekte të veçanta, me paisje dhe aparatura të veçanta, procedura të veçanta dhe duke respektuar Kodeksin alimentar ndërkombetar dhe standardet ligjore vendore të cilat i rregullojnë këto çeshtje. Qellimi i këtij hulumtimit është që të verifikohet zbatueshmeria e procedurave të teknologjisë së prodhimit të sallamave si dhe verifikimi i aplikimit të standardeve ligjore e që kanë të bëjnë me kualitetin e sallamave të prodhuara dhe këtë verifikim e kemi realizuar përmes analizave laboratorike për treguesit e cilësisë (analizat fiziko- kimike) dhe treguesëve të sigurisë ( analizave mikrobiologjike) përmes dërgimit të dy mostrave: parizer pule 400 gr dhe parizer viçi 400 gr në laboratorët testues të Institutit Kombërtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë muajit Shtator të vitit 2019. Për sa i përket zbatueshmërisë së procedurave teknologjike për prodhimin e sallamave, kemi verifikuar se teknologjia e prodhimit të sallamave, në kompaninë SHPK “Sole Kosova” metodologjia e përdorur gjatë teknologjisë së prodhimit të sallamave është brenda standarteve ligjore, dhe realizimi i saj mundësohet përmes pajiseve adekuate dhe kjo është përcjellur përmes fazave të këtij procesi si: përzgjedhja e lëndes së parë, bluarja e mishit, përzierja, mbushja në mbeshtjellës, tharja, paketimi dhe ruajtja. Kualiteti i sallamave të prodhuara është verifikuar pëmes analizave laboratorike dhe rezulton se të dy mostrat e parizer pule 400 gr dhe parizer vici 400 gr janë të rregullta në aspektin organoleptik si dhe nën normat e lejuara në aspektin kimik, bazuar në përqendrimet e yndyrës, hirit, nitriteve, kripës, proteinave dhe sasisë së ujit. Gjithashtu rezulton se sallamat e testuara janë të sigurta sepse pas analizës mikrobiologjike nuk rezultojnë të pranishme asnjë nga llojet e mikroorganizmave të testuar si: Salmonella, Staphylococcus aureus, Escherichia coli dhe bakteret koloforme.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.13

Included in

Food Science Commons

Share

COinS