Date of Award

Fall 10-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurije Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Ky punim shqyrton përcaktuesit e fillimit të biznesit, suksesin afatgjatë dhe afatshkurtër dhe dështimin e bizneseve të vogla me theks në edukimin dhe trajnimin e tyre. Suksesi dhe dështimi kanë qenë subjekt i një hulumtimi të gjerë. Është e rëndësishme të kuptohen faktorët e jashtëm, të brendshëm dhe motivues që janë përgjegjës për fillimin e biznesit, pengesat me të cilat ballafaqohet gjatë fazave fillestare dhe të vazhdueshme dhe gjithashtu këshilla dhe asistenca në dispozicion të sipërmarrësve. Ky punim synon të eksplorojë dhe shpjegojë faktorët kryesorë që lidhen me suksesin dhe dështimin e bizneseve të vogla.

Bizneset të cilët operojnë në tregun e ekonomisë me kohë kanë treguar se një menaxhim i ndërmarrjes çon në zhvillim të ekonomisë e cila me hapa të sigurta drejtohet drejt një suksesi.

Biznesi punon në mënyrën më të mirë kur ai dhe stafi menaxhohet mirë, të gjithë e kuptojnë rolin e tyre në biznes dhe ndihen të motivuar.

Veprimet e menaxhimit janë shumë të rëndësishme. Mënyra e menaxhimit të probleve në kompani përcakton rezultatin afatgjatë. Nëse menaxhimi ka influencë negative, e jo pozitive, atëherë stafi dhe klima organizative vuajnë.

Pra, në këtë punim diplome do të paraqesim mënyrën se si biznesi e trajton menaxhimin, se cila është mënyra qe ajo e përdor, se çfarë mund të bëjë një biznes pa menaxhim, sa ka rëndësi menaxhimi strategjik për biznesin, si mund ta ndalojë biznesi i vogël falimentimin, çfarë duhet bërë, e kështu me radhë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1782

Included in

Business Commons

Share

COinS