Date of Award
Winter 2-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurie Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Auditimi i jashtem është një ekzaminim i pavarur i pasqyrave financiare të përgatitura nga organizata e cila e bën auditimin. E kjo zakonisht bëhet për qëllime statutore (pasiqë ligji e kërkon kryerjen e një procesi të tillë). Një rezultat auditimi paraqet një opinion në lidhje me pasqyrat financiare, pra a paraqesin pasqyrat financiare një pamje te vërtetë e të drejtë apo jo. Auditorët emërohen nga kompania e auditimit e cila bën auditim të jashtëm, ata janë të pavarur nga organizata në të cilën janë të angazhuar per kryerjen e auditimit. Pra të jesh i pavarur do të thotë se auditori nuk duhet të ketë qenë i përfshirë në mbajtjen e shënimeve të kontabilitetit dhe nuk është i lidhur personalisht në asnjë mënyrë me organizaten që auditohet. Qëllimi i auditimit të jashtëm është për të verifikuar se llogaritë vjetore (pasqyrat financiare) japin një pasqyrë të vërtetë dhe të drejtë të organizatës që auditohet. Pra, roli kryesor i auditimit nuk është vetëm zbulimi i mashtrimit, edhe pse kjo sigurisht do të dalë në pah përgjatë kontrolleve qe ndodhin si procedurë e auditmit nëse egziston. Opinioni i auditorit i cili lëshohet në fund shërben për pronarët e kompanisë që auditohet dhe është shumë i nevojshëm për ta për shkak të besueshmërisë së pasqyrave financiare, ku mund të merren më lehtë kreditë nga bankat e ndryshme, ngrihen me lehtë investitorët e jashtëm kur ata kanë një raport të auditorit, i ndihmon furnitorët e asaj kompanie dhe të gjithë ata të cilët dëshirojnë të kenë apo kanë marrëdhënie me kompaninë në fjalë.
Auditorët kanë një kohë të kufizuar në të cilën ata kryesisht ko
ncentrohen në kryerjen e një testimi të vlefshëm për ato mostra të përzgjedhura nga traskasione të caktuara, kontrollimin e plotë dhe me shumë kujdes të dokumenteve mbështetëse për to si dhe paraqitjen e rezultateve reale të testimeve të kryera.Edhe pse pavarësia e auditorit duhet patjetër të respektohet dhe vëzhgohet përgjatë tërë kohës, ne duhet te kemi parasysh që duke ofruar këtë shërbim ata e bëjnë në këmbim të një tarife te caktuar që paguhet nga kompania e cila auditohet.Puna e auditmit duhet të shikohet si një eksperiencë pozitive dhe jo si një profesion që duhet të kemi frikë nga kontrollet përgjate punës se auditimit, pra auditimi është një mundësi për të marrë informacione për pikat e forta dhe ato të dobëta brenda përbrenda kompanisë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1812
Recommended Citation
Morina, Rozana, "AUDITIMI I JASHTЁM DHE NDIKIMI I TIJ NЁ BIZNESE" (2018). Theses and Dissertations. 1674.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1674