Date of Award

Spring 3-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Xhevat Pllana

Language

Albanian

Abstract

SFONDI: Infermierët luajnë një rol kryesor në menaxhimin e arrestit kardiak në spital. Shpesh ata janë të parët në skenën e një arresti - duke filluar ringjalljen kardiopulmonare (CPR) si dhe thirrjen e ndihmës nga ekipi për 'mbështetje më të përparuar te jetës' apo ekipi i 'arrestit'. Rezultatet e studimeve mbi arrestin kardiak kanë identifikuar defibrilimin e hershem si një parashikues të fortë të mbijetesës - me theksin e vendosur në vonesën minimale midis arrestit dhe 'shokut'. Pavarësisht kësaj, komuniteti ka një pritshmëri te lartë (me të drejtë ose të gabuar) që të gjithë infermierët janë në gjendje të menaxhojnë si duhet një situatë kolapsi.

METODA: Studimi kishte për qëllim të hulumtojë njohuritë dhe qëndrimin ndaj CPR në mesin e profesionistëve infermieror. Studimi u krye në ambulanten e Ulqinit (Shtepia e Shendetit- "Bogdan Vujosheviq"). Janë plotesuar një pyetësor i strukturuar dhe për të analizuar të dhënat, është përdorur analiza statistikore. Të dhënat demografike të infermierëve të stafit u paraqitën në grafikë.

REZULTATET: Ne studimin tone morren pjese 60 infermiere nga deparatmente te perzgjedhura te ambulantes (duke perjashtuar stafin infermieror te reanimacionit). Te gjithe ishin femra. Në bazë të moshës 66.7% janë shpërndarë në grupmoshen 20-30 vjeqare, 16.7% janë shpërndarë grupmoshen 31-40 vjeqare, 10% janë shpërndarë në grupmoshen 41- 50 vjet, 6.7% u shpërndanë grupmoshen 51-60 vjeqare. Sa me i vjeter ne eksperience te ishte infermierja aq me i sakte ishte ne kujdesin gjate CPR dhe ne menaxhimin e etapave te qarkullimit. Po ashtu sa me i vjeter ne moshe te ishte infermierja aq me i sakte ishte ne njohjen e shenjave, shkaqet dhe simptomat e arrestit kardiak dhe ne menaxhimin e etapave te qarkullimit.

KONKLUZIONET:Studimi ynë tregoi se duhej më shumë vëmendje për t'iu kushtuar menaxhimit të ringjalljes kardiopulmonare. Rezultatet e studimit mund të konsiderohen si një hap i parë i rëndësishëm per nje studim kombetar per te marre me shume te dhena te sakta per performancen e infermiereve ne etapat thelbesore te ringjalljes kardiopulmonare.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2267

Included in

Nursing Commons

Share

COinS