Date of Award

Winter 12-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Haki Jashari

Language

Albanian

Abstract

Ky studim është bërë për të njohur sa më mirë rëndësinë e kujdesit infermieror tek fëmijët me Hipertermi. Sigurisht, parandalimi është më i sigurti për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Hipertermia, megjithëse është një shenjë e sëmundjes që mund të vijë ose aktualisht është e paraqitur, ajo është shumë e diskutueshme nga ana e prindërve dhe gjithnjë e më shumë ka filluar të bëhet një problem serioz për popullatën.

Faktorët që ndikojnë në Hipotermi janë të shumtë dhe të ndryshëm që mund të ndikojnë në shfaqjen e saj te fëmijët, për të cilët do të diksutohet gjerë dhe gjatë në kuadër të këtij punimi të diplomës.

Hipertermia është shenjë shumë e shpeshtë e sëmundjeve akute të fëmijët. Andaj është shumë e rëndesishme edukimi i prindërve apo kujdestareve të femijëve, që të ketë njohuri rreth shenjave përcjellëse të temperaturës, rrezikshmerisë së tyre dhe mbi të gjitha trajtimin adekuat të saj.

Meshkujt zakonisht mund të preken më shumë sesa femrat me hipertermi.

Temperatura ka faktorët e saj që ndikojnë në rritje dhe në zvogëlimin e saj, ato mund të jenë:

  1. Ushqyeshmëria ,
  2. Metabolizmi dhe
  3. Mënyra e jetesës në përgjithësi.

Kur përmendet mënyra e jetesës vlen të theksohet që fëmijët e vegjël apo të porsalindurit qendrën e termorregullacionit nuk e kanë të zhvilluar dhe kështu temperatura e ambientit të jashtëm ka ndikim të madh në temperaturën e brendshme të fëmijës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2675

Included in

Nursing Commons

Share

COinS