Date of Award
Summer 7-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Një ndër objektivat parësore të BQK-se është edhe mirëmbajtja e një sistemi efikas, të sigurt dhe të qëndrueshëm të pagesave në vend, si shtylla kyqe e infrastrukturës financiare dhe ekonomisë së vendit. Në funksion të përmbushjes së këtij objektivi BANKA QENDRORE E KOSOVES është e angazhuar në vazhdimësi në avancimin e infrastrukturës financiare, për të zhvilluar transaksionet elektronike në mënyrë që të reduktohen transaksionet në para të gatshme.
Në Kosovë viteve të fundit vërehet një rritje e përdorimit të instrumenteve elektronike për kryerjen e pagesave. Nga të dhënat e fundit statistikore, vërehet rritje në numër dhe vlerë të kredit transfereve të cilat paraqesin një alternativë për kryerjen e pagesave pa para të gatshme. Me rritje të dukshme të përdorimit janë karakterizuar dhe pagesat përmes instrumenteve elektronike siç janë: transaksionet përmes debit kartelave, kredit kartelave dhe e-banking duke ndikuar në zvogëlim të pagesave në para të gatshme. Hulumtimi diskuton përfitimet dhe problemet e mundshme si për klientët ashtu edhe për institucionet financiare, respektivisht bankat.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1781
Recommended Citation
Baholli, Dafina, "E-BANKING DHE SFIDAT E OFRIMIT TË SHËRBIMEVE" (2018). Theses and Dissertations. 1588.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1588