Date of Award
Winter 12-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Programet e fuqizimit psikologjik të punonjësve janë miratuar gjerësisht në sektorin publik, si dhe në sektorët privatë, si një mënyrë për të përmirësuar performancën e punonjësve. Punonjësit e fuqizuar përmirësojnë performancën kryesisht duke gjetur mënyra inovative për të korrigjuar gabimet në prodhimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe ridizajnimin e proceseve të punës. Ky studim ka për qëllim ekzaminimin e indikatorëve menaxherial në motivimin e të punësuarve, si: fuqizimin psikologjik, motivimin e brendshëm dhe performancën e punonjësve. Për qëllimet e këtij studimi janë përdorur si qasje kërkimore, cilësore ashtu edhe sasiore. Studimi përfshin një kampion prej 33 subjektesh, nga të cilët 18% (n=6) ishin femra dhe 82% (n=27) meshkuj. Të dhënat primare janë burimi kryesor i të dhënave dhe këto të dhëna janë mbledhur duke përdorur pyetësorin. Analizat sasiore të të dhënave janë realizuar me anë të Paketës Statistikore për Shkenca Sociale IBM-SPSS-20. Nga gjetjet e këtij studimi ka rezultuar se motivimi i brendshëm dhe fuqizimi psikologjik janë në nivel mesatar dhe se nuk ka ndonjë korrelacion te rëndësishëm në mes të fuqizimit psikologjik dhe performancës [r (33) = .107, p= .554]. Rezultatet nga studimi tregojnë se respekti dhe ndihma e të punësuarve në problemet e tyre personale, ushqyerja e kompetencave të tyre, përmbushja e nevojave të tyre; duke i dhënë trajnime, informime dhe përfshirje në marrjen e vendimeve, si dhe shpërblimi në mënyrë të drejtë ndihmon në fuqizimin psikologjik, motivimin dhe rritjen e performancës së tyre.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.2800
Recommended Citation
Bajmaku, Dua, "EKZAMINIMI I INDIKATORËVE MENAXHERIAL NË MOTIVIMIN E TË PUNËSUARVE: FUQIZIMI PSIKOLOGJIK, MOTIVIMI I BRENDSHËM DHE PERFORMANCA" (2018). Theses and Dissertations. 2289.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2289