Date of Award
Fall 10-2018
Document Type
Thesis
Department
Mechatronics, System Engineering and Robotics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Ekziston një polaritet i skajshëm këndvështrimesh lidhur me nivelin e inovacionit në biznes përmes teknologjisë Blockchain. Në perspektiven e parë, Blockchain-i konsiderohet revolucioni i dytë teknologjik pas internetit, kurse, përkundrejt këtij vlerësimi, disa të tjerë e shohin si teknologji të mbivlerësuar dhe të pakuptimtë. Në këto rrethana, me shumë mbështetje dhe kundërshtime denigruese, është spekulative të mbahet anë nga njëra ose pala tjetër, prandaj, lind nevoja për një hulumtim rigoroz nga burime kredibile të njohurive lidhur me këtë teknologji dhe aplikimin e sajë në biznes. Në këtë kontekst, për ta kuptuar vlerën strategjike dhe inovative të Blockchain-it si dhe dobishmërinë e tij, bëhet ky hulumtim. Ky qëllim formohet si hipotezë e cila provohet të validohet përmes hulumtimit të literaturës, analizës së hulumtimeve të kryer nga organizatat e mëdha si dhe përmes rasteve të studimit. Studimi i literaturës është i ndarë në tri pjesë, prej të cilave e para përshkruan konceptet themelore dhe teknologjinë Blockchain. Pjesa e dytë përfshinë analizimin e hulumtimeve relevante nga kompanitë e mëdha siç është Deloitte, Mckinsey dhe Gartner, kurse pjesa e tretë përfshinë rastet studimore të përdorimit të teknologjisë Blockchain në praktikë. Teknologjia Blockchain rezulton të ketë shumë beneficione por dhe kufizime. Blockchain-i në shumë aspekte, është akoma në fazën fillestare të kalimit nga adoptuesit e hershëm të tij, tek përdorimi i gjerë. Blockchain-i ende është teknologji e pa maturuar, me një treg që është në fazat e para të lindjes dhe zhvillimit. Si term, Blockchain-i është i hiperbolizuar në popullaritet. Shumë biznese janë duke testuar pilot projekte, disa prej të cilave me shumë sukses. Teknologjia Blockchain tanimë ligjërohet edhe në disa nga top universitetet botërore. Kontratat e mençura kanë rezultuar në krijimin e modeleve të reja biznesore inovative. Monedhat digjitale gjithashtu kanë fituar popullaritet të jashtëzakonshëm dhe është filluar të përdoren në praktikë. Teknologjia Blockchain në këtë fazë përballet me sfida të ndryshme, prej tyre prijnë ato rregullatore dhe legale.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.180
Recommended Citation
Bajraktari, Afrim, "INOVACIONI NË BIZNES PËRMES TEKNOLOGJISË BLOCKCHAIN" (2018). Theses and Dissertations. 206.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/206