Date of Award

Spring 3-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Arian Starova

Language

Albanian

Abstract

Në këtë punim do të paraqes rolin e diplomacisë së Kosovës në njohjen ndërkombëtare në politikën e jashtme të shtetit dhe ka për qëllim të shtjelloj këtë temë. Në fillim do të paraqites kuptimin e diplomacisë publike në përgjithësi dhe do shtjellohet se përse ajo është e rëndësishme në politikën e jashtme të një vendi. Pastaj do të paraqes veprimtarin dhe rolin e diplomacisë së Kosovës për njohjen ndërkombëtare. Diplomacia publike përdoret për të bindur opinionin ndërkombëtar për vendimet që merr një qeveri e një shteti. Ekziston një nevojë e domosdoshme për të komunikuar me aktorët jo shtetërorë ose joqeveritarë në botën e sotme dhe diplomacia publike është mjeti më i rëndësishëm për ta arritur këtë. Diplomacia publike stimulon marrëdhënien midis udhëheqësve dhe personave të udhëhequr, të shquar dhe publikut. Shumë herë roli i diplomacisë në politikën e jashtme pengohet nga kuptimi i shumëfishtë i asaj që diplomacia është dhe bën.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2265

Share

COinS