Date of Award
Summer 7-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Zejdush Tahiri
Language
Albanian
Abstract
Hyrje: Kontracepcioni është një metodë e veçantë e kontrollit të lindjes, pra është metodë e parandalimit të një shtatëzanie të paplanifikuar, përfshirë edhe efektshmërin e disa metodave kontraceptive për mbrojtjen kundër infeksioneve dhe sëmundjeve seksuale të transmetueshme. Qëllimi i këtij hulumtimi është të gjejmë nivelin e njohurive dhe praktikat e femrave fertile për mjetet kontraceptive në Komunën e Gjilanit.
Metodologjia: Studimi është i tipit prospektiv ku një pjesë e studimit është realizuar në Spitalin Regjional të Gjilanit përkatësisht në repartin e Gjinekologjisë dhe Akusherisë dhe pjesa tjetër e studimit është realizuar duke anketuar familjarët dhe shoqërinë e gjinisë femrore. Në studim kanë marrë pjesë 120 pjesëmarrëse në mënyrë vullnetare.
Pjesëmarrëset që kanë marrë pjesë kanë dhënë pëlqimin e tyre me shkrim.
Rezultatet: Prej 120 të anketuarave mosha më e shprehur e pjesëmarrëseve është 25-44 vite 45%, 18-24 vite 33%. Nga 120 të anketuara 84% e pjesëmarrëseve i kanë vlersuar metodat kontraceptive si parandalues të shtatëzanisë së paplanifikuar dhe mbrojtës nga SST, 10% si metoda shëruese dhe 6% nuk kishin njohuri. Kurse 76% e pjesëmarrëseve nga 120 të anketuara i kanë vlersuar metodat kontraceptive si metoda shumë të mira, 22% të mirë dhe 2% jo të mirë.
Konkluzione: Rezultatet nga studimi tregojnë se ende ka nevojë të punohet në drejtim të vetëdijësimit të femrave të moshës fertile lidhur me kontraceptivët. Kërkohet nga Institucionet politikbërëse, që të punojnë në hartimin e strategjive, lidhur me edukimin shëndetësor të popullates në përgjithësi dhe për kontraceptivët në veçanti.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2373
Recommended Citation
Zejnullahu, Elza, "NIVELI I NJOHURIVE DHE PRAKTIKAT E FEMRAVE TË MOSHËS FERTILE PËR MJETET E KONTRACEPCIONIT NË KOMUNËN E GJILANIT" (2020). Theses and Dissertations. 1795.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1795