Date of Award
Summer 7-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
First Advisor
Arbëresha Kastrati
Language
Albanian
Abstract
Tema të cilën e kam trajtuar në këtë punim diplome ështe projektimi i një objekti me karakter banimi individual P+1, me sistem konstruktivë skeletorë, prej shtyllave, trajeve dhe pllakave masive të betonit të armuar, ndërsa për fondim është zgjedhur themeli shiriror. Në këtë punim do të japim te dhëna mbi betonin dhe qelikun si materiale strukture formuese, karakteristikat e tyre, mënyren e pranimit të ngarkesave, dhe punën e përbashkët që e bëjnë në realizimin e elementeve në veqanti dhe strukturës në përgjithëvsi, duke i mbuluar mangesitë e njëri- tjetrit si materiale ndërtimi. Pastaj kemi shtjelluar kushtet që duhet plotësuar për të llogaritur një konstruksion betonarme, hapat që duhet ndjekur bashkë me metodat për llogaritje, gjithënjë duke respektuar standardet europiane të ndërtimit për të cilat kemi treguar cka janë, dhe për cka shërbejnë si kode ndërtimi. Kemi bërë paraqitjen e detajuar të elementeve stukturor, ku kemi folur për pllakat, llojet e tyre, ngarkesat që pranojnë ato,
hapsirat që mund të mbulojnë, mënyrat e mbështetjeve të tyre, skemat statike të tyre etj, kemi paraqitur edhe trajet, mënyrën e pranimit të forcave nga to, skemat statike, armimin e tyre, të njejtën e kemi bërë edhe për shtylla, poashtu për themele kemi treguar karakteristikat e tyre, llojet e tyre për cka materiali i formuar, për cka konstruksioni , mënyren e punimit të tyre, zgjedhjen e aplikimit të llojeve të themeleve, thellësite e fondimit etj. Të gjitha këto i kemi ilustruar edhe me figura përkatëse. Pjesa më e rëndësishme e këtij punimi është që llogaria statike e këtij objekti do të bëhet dy herë me klasa të ndryshme të betonit, C25/30 dhe C30/37. Qëllimi i këtij punimi është të tregohet ndikimi i klasës së betonit në sasi të armaturës. Në këtë punimë në menyrë të detalizuar do të bohët llogaritja e një sotele dydrejtimeshe, një trau, një shtylle dhe një themeli shiritorë ku dhe do të paraqitet armimi i secilit prej tyre.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2264
Recommended Citation
Maloku, Andrra, "PROJEKTIMI I NJË KOSNTRUKSIONI BA P+1 DHE KRAHASIMI I KLASAVE TË BETONIT" (2020). Theses and Dissertations. 1593.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1593
Armature i themelit.pdf (115 kB)
Armature pllaka 21cm.pdf (126 kB)
Armature pllaka 23cm.pdf (125 kB)
Armimi i shtylles (2).pdf (109 kB)
Armimi i shtylles.pdf (109 kB)
Armimi i traut (2).pdf (108 kB)
Armimi i traut.pdf (108 kB)