Date of Award

Winter 2-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Architecture (MArch)

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Kosova si një vend ne zhvillim është akoma ne procesin e plotesimit te kritereve te percaktuara nga Agjenda e Re Urbane. 12 indikatoret e vleresojne performancen e qyteteve dhe inciojne aktivitete te reja me qellim perafrimin ndaj vlerave europiane te planifikimit urban. Njera nder pikat eshte edhe fuqizimi i aftesimit profesional,te cilen e trajton edhe kjo teme diplome me qellim pershkrimin dhe analizen e gjendjes se arsimit te mesem ne Kosove dhe veprimet qe mund ti marrim si komunitet i arkitekteve per ti ardhur ne ndihme kesaj kauze. Sipas Agjensionit te Statistikave te Kosoves, ne shkolla profesionale i kemi 42888 nxenes dhe 2 fish me shume i kemi te orientuar ne gjimnaze, prej ketij numri vetem 15 % e tyre gjejne veten ne treg pas perfundimit se edukimit te mesem . Mungesa e vendeve të reja të punës dhe mospërputhja ndërmjet arsimit dhe kërkesave të tregut të punës përbëjnë disa nga sfidat kryesore me të cilat përballen të rinjtë kosovarë. Përkundër reformave të vazhdueshme në sistemin arsimor dhe progresit të shënuar në

përmirësimin e disa treguesve ekonomik, Kosova vazhdon të përballet me nivel të lartë të papunësisë së të rinjve. Në këtë drejtim, shkalla e papunësisë në Kosovë, në vitin 2017 ishte 30.5%, ndërkaq, papunësia tek të rinjtë ishte edhe më e theksuar duke arritur shkallën prej 52.7%. Për më shumë, ekziston një shpërputhje e madhe ndërmjet orientimit të nxënësve në arsimin dhe aftësimin profesional në nivel lokal dhe strukturës së ekonomive lokale Andaj nese ofrojme nje infrastrukture kualitative qe ne permbajtje akademike ka dege te cilat jemi ne deficit te stafit professional ne tregun e punes, a do te ndikoje kjo ne rritjen e numrit te nxenesve ne shkollat profesionale? Ne kohet kur papunesia tek grupi i t rinjeve ka prekur majat a eshte koha te mendojme per infrastrukturen shkollore qe e ofrojme dhe sa do te nxiste kjo nxenesit kosovare per t’u pergatiur per tregun e punes?

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2536

Included in

Architecture Commons

Share

COinS