Date of Award
Spring 3-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Shqiptar Demaçi
Language
Albanian
Abstract
Ushqimi parenteral është formë e të ushqyerit në mënyrë intravenoze duke përfshirë këtu:proteinat,karbohidratet,yndyrat,mineralet,vitaminat dhe elemente të tjera të nevojshme për një status të mirë të të ushqyerit tek pacientët trakti gastrointestinal itë cilëve nuk është funksional. Ushqyerja parenterale është ideale për mirëmbajtjen e ushqyerjes tek foshnjat dhe fëmijët që nuk janë në gjendje të tolerojnë ushqimet enterale,poashtu edhe tek pacientët të cilët nuk mund të konsumojnë vëllime të mëdha të ushqimeve me gojë.
Metodologjia-Studimi analizon të dhëna në mënyrë retrospektive për 100 raste të cilët kanë qenë të trajtuar gjate vitit 2019 në Klinikën e Anesteziologjise ne repartin e Intenzivës Qendrore QKUK-Prishtinë.
Rezultatet-Të dhënat na tregojnë se numri më i madh i pacientëve me ushqyerje parenterale janë meshkuj 60% dhe femra 40%. Moshat që përdorin ushqyerjen parenterale jane: moshat 55-64 vjeç 40%,45-54 vjeç 32%,65-74 vjeç 28%. Në bazë të dhënave të paraqitura rezultojnë që 45% e pacientëve janë diagnostifikuar me Arrest kardiak, 31% me Politraumë, 26% me Abdomen akut.
Konkluzioni- Marrja e ushqimeve parenterale në kohën dhe sasinë e duhur ndihmon në luftimin e komplikimeve dhe mund të jetë pjesë e rëndësishme e shërimit të një pacienti.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2380
Recommended Citation
Magashi, Endrita, "USHQIMI PARENTERAL,RËNDËSIAE APLIKIMIT DHE ROLI I INFERMIERES/IT" (2020). Theses and Dissertations. 1832.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1832