Date of Award

Spring 3-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Computer and Information Science (MCIS)

Department

Computer Science

First Advisor

Edmond Jajaga

Language

Albanian

Abstract

Shfaqja e uebit 2.0 ka ndryshuar drastikisht mënyrën se si përdoruesit perceptojnë Internetin, duke përmirësuar shkëmbimin e informacionit, bashkëpunimin dhe ndërveprimin. Një pjesë e rëndësishme e punës sonë për mbledhjen e informacioneve ka qenë për të zbuluar se çfarë mendojnë individët tjerë me informacionet që ata i shpërndajnë. Me rritjen dhe popullaritetin e burimeve të pasura me opinione, siç janë faqet në Internet dhe blogjet personale, lindin mundësi dhe sfida të reja për njerëzit që të përdorin teknologjitë e informacionit për të kërkuar dhe kuptuar mendimet e të tjerëve. Popullariteti i papritur i aktivitetit në fushën e kërkimit të opinionit dhe analizimit të sentimentit, që merret me analizimin e opinionit, llogaritjen e sentimentit dhe subjektivitetit në tekst, ka ndodhur si reaksion i drejtpërdrejtë ndaj rritjes së interesit në sistemet e reja që merren me analizimin e opinionit si një objekt i prioritetit të parë. Rrjetet sociale gjithashtu gjejnë përdorim të madhë në ditët e sotme për shprehjen e mendimeve nga individët. Twitter është një ndër rrjetet sociale që përdoret nga politikanët si blog i tyre personal, duke raportuar të gjitha veprimet ditore si takimet, konferencat dhe organizimet por duke mos lënë anash edhe mendimet dhe opinionet e tyre rreth çështjeve të ndryshme politike.

Në këtë punim paraqitet një model për ruajtjen dhe krahasimin e të dhënave politike të politikanëve të Kosovës dhe Serbisë, pasi që momentalisht kemi mungesë të ndonjë vegle përmes së cilës do të nxjerrim rezultate rreth animeve të tyre politike. Të dhënat politike të nxjerrura përmbajnë postimet e politikanëve kryesorë të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, nga rrjeti social Twitter. Punimi ynë prezanton krijimin e aplikacionit i cili mundëson detektimin e animit politik tek politikanët e Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me temën “Marrëdhënia Kosovë-Serbi”. Ky anim politik detektohet pemës llogaritjes së sentimentit të postimeve përkatëse. Gjithashtu është krijuar një ontologji e cila është populluar me të dhënat politike dhe vlerat e sentimentit të kalkuluar. Kjo ontologji është përdorur për nxjerrjen e rezultatit përmes aplikimit të pyetësorëve SPARQL mbi të, me ç’rast është bërë klasifikimi se cili politikan cilës nga klasat Pozitive, Negative dhe Neutrale i takon lidhur me temën “Marrëdhënia Kosovë-Serbi”.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2332

Share

COinS