Date of Award
Winter 2-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Mechatronics, System Engineering and Robotics
First Advisor
Bertan Karahoda
Language
Albanian
Abstract
Automatizimi është një proces vërtet mjaft interesant ,për ne ndoshta është e natyrshme që të rrethohemi me sisteme automatike dhe nuk duket diçka shumë e veçantë, por gjithsesi nëse analizojmë historikun e zhvillimit të industrive dhe shoqërisë në përgjithësi shohim se rrugëtimi për zhvillim nuk ka qenë edhe shumë i lehtë ,por njerëzit gjithmonë janë munduar të përmirësohen në këtë aspekt. Përparësi e automatizimit është se ajo përbëhet prej tri komponentëve më kryesore: Mekanikes, Elektrikes / elektronikes dhe Programimit, prandaj avancimi i automatizimit nuk varet vetëm prej një faktori por prej 3 faktorëve kryesor. Kjo bën të mundur që nëse secili prej këtyre faktorëve avancon individualisht, atëherë edhe automatizimi në tërësi shënon avancim . Nëse analizojmë shkallen e përparimit të secilës prej këtyre faktorëve shohim se programimi ndryshon shumë shpejt duke u përcjellë nga elektronika dhe në fund mekanika e cila ka pësuar pak ndryshime në raport me këto dy të parat. Për këtë arsye, analizë më e thelluar dhe fokus kryesor i është dhënë PLC-së , pajisje e cila përmban të dy këto faktor, pra programimin dhe elektroniken. Ndoshta kjo edhe është arsyeja pse pritet avancim edhe më i madh i automatizimit , pasi që sistemet kanë arritur kompleksitet të madh në saje të këtyre dy faktorëve.
Kur flasim për avancim të elektronikes dhe elektrikes nënkuptojmë edhe avancim të komponentëve të PLC-së si p.sh. procesori, memoria, komunikimet , sensorët dhe aktuatorët. Ndërsa sa i përket programimit, natyrisht se gjuhët me të cilat programohet PLC janë bër më të thjeshta për përdorim dhe me më shumë mundësi aplikimi. Sot në shumicën e rasteve kur prodhohen lloje të ndryshme të sensorëve, aktuatorëve apo të pajisjeve të ndryshme industriale , kerkohet që nga to të jenë të standardizuara për përdorim me PLC , në mënyrë qe të implementohen shumë lehtë brenda sistemeve . Të gjithë faktorët të cekur me lartë gjithashtu edhe komponentët e PLC-ve dhe gjuhët programuese shqyrtohen brenda këtij punimi, qoftë në anën teorike ashtu edhe të implementuara brenda sistemit FESTO MPS 500 i cili është marrë si rast studimi. Në ketë punim kemi mundësi të shohim edhe shqyrtimin e disa defekteve që kanë ndodhur në ndërkohë në ketë sistem, si janë lokalizuar, dhe si parashihet të eliminohen këto prishje.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2271
Recommended Citation
Haziri, Arbër, "AUTOMATIZIMI I PROCESEVE NË FABRIKË ME PLC (FESTO)" (2020). Theses and Dissertations. 1601.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1601