Date of Award

Winter 1-2020

Document Type

Thesis

Department

Journalism, Media and Communication

First Advisor

Rajan Arapi

Language

Albanian

Abstract

Ky punim ka për qëllim që të shqyrtojë ndikimin e marketingut që realizohet përmes mediave sociale në kompanitë prodhuese në Kosovë. Në punim konsiderohet madhësia e kompanisë, investimet financiare të dedikuara për aktivitetet e marketingut në media sociale. Punimi gjithashtu ka për qëllim të shqyrtojë edhe këndvërshtimin e individëve për marketingun në mediat sociale, të cilët potencialisht janë konsumatorë të kompanive që ne i kemi marrë për hulumtim në këtë punim. Metodologjia e punimit është bazuar në mbledhjen e të dhënave sasiore përmes fazës së hulumtimit me përdorimin e pyetësorëve online. Pyetësorët janë dërguar tek: Menaxherët e marketingut/personat përgjegjës për marketing në 9 kompani prodhuese në Kosovë të zgjedhur për mostër, sipas zgjedhjes empirike dhe jo probabilitare - metoda e qëllimshme dhe tek 501 konsumatorë të produkteve dhe artikujve të ndryshëm që ofrohen nga kompanitë prodhuese të Kosovës, sipas zgjedhjes rastësore dhe probabilitare. Gjatë punimit janë parashtruar katër pyetje kërkimore: Së pari: sa ka ndikim aplikimi i marketingut në media sociale? Së dyti: a ka ndikim madhësia e kompanisë në performancën e marketingut në media sociale? Së treti: sa i përdorin individët mediet sociale për aktivitetet e marketingut të kompanisë dhe cila është kategoria e përdoruesit të medias sociale që dominon në Kosovë, sipas aktiviteteve të tyre në këtë platformë? Gjatë punimit janë ngritur tri hipoteza për të mbështetur pyetjet e hulumtimit. Kjo është bërë të interpretuar statistikat rreth kategorive të medias sociale që përdoren më shumë dhe qëllimet e përdorimit. Ndërsa, për vërtetimin e hipotezave të ngritura gjatë punimit është realizuar analizë statistikore e të dhënave përmes përdorimit të programit Google Form. Rezultatet e hulumtimit tregojnë që ekziston rritje në shitjet e kompanive nga ndikimi i marketingut në media sociale.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2883

Included in

Communication Commons

Share

COinS