Date of Award

Summer 7-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Banush Shyqeriu

Language

Albanian

Abstract

“...Arkitektura e mirë lejon natyrën brenda” - Mario Pei Punimi i kësaj teme të diplomes ka si qëllim hulumtimin, studimin dhe modernizimin e banimit kolektiv respektivisht objekteve shumëbanesore, ashtu që rezultati aprior i gjithë kësaj të jetë plotësimi i kërkesave për banorët dhe shfrytëzimi sa më human i hapësirës, gjithmonë duke pasur pararsysh sfidën e kësaj arkitekture për arsye të ndryshimeve socio-ekonomike dhe ambientale.

Se sa janë respektuar ligjet, standardet dhe normat e projektimit më së miri tregon situata kaotike e krijuar në dekadën e fundit nga ndërtimet, ku që nga paslufta, ne gjdo ditë shohim objekte banimi e jo vetëm, të ndërtuara pa kurfar kritere duke mos analizuar funksionin, hapsirën e përbashkët, dritën dhe hijen, e që bashkëveprimi mes këtyre aspekteve do të jepte një përjetim dhe përceptim më të mirë ndaj tyre. Densiteti si karakteristikë vequese tek objektet shumëbanesore nënkupton shfrytëzimin racional të hapsirës, ku njëkohsisht mbetet sfida kryesore për adoptimin e sa më shumë njësive banesore paralelisht me shfrytëzimin human të hapsirës. Rritja e popullsisë ka nevojë për një mbështetje fizike në formën e mjediseve të dendura urbane dhe arkitekturës me cilësi të ngjashme. Në këto rrethana, format arkitektonike me densitet të lartë paraqesin modelet më të zbatueshme të së ardhmes në përgjithësi dhe të banesave në veçanti [1].

Projektimi i këtij kompleksi shumëbanesor gjithashtu ka si qëllim krijimin e hapësirave të përbashkëta për pushim, argëtim dhe aktivitete të ndryshme kulturore si nyje lidhëse e ndërveprimit social me mundësi aplikimi të arkitekturës së gjelbër/ekologjike me të cilën banorët nuk do ta kenë ndjenjën e segregimit ndaj natyrës. Në fund si rezultat i kësaj teme do të kemi një kompleks shumëbanesor ku do plotësojë kërkesat themelore të banorëve dhe do krijojë mirëqenie tek ta, në një qytet siq është Ferizaji i ngulfatur gjdo ditë e më shumë nga ndërtimet e keqplanifikuara.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2270

Included in

Architecture Commons

Share

COinS