Date of Award
Winter 12-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Lavdim Menxhiqi
Language
Albanian
Abstract
Në kohën tonë teknologjia po ecën me hapa shumë të shpejtë, sidomos në fushën e pajisjeve elektronike si: kompjuterët, tabletat, telefonat e mençur etj. Numri i përdoruesve të internetit dhe pajisjeve elektronike është shumë i madh dhe është në rritje të vazhdueshme. Qëllimi i këtij hulumtimi është identifikimi efektiv i strategjisë për zhvillimin e sistemit të menaxhimeve të portaleve online, si dhe efikasitetin në shpërndarjen e tyre. Një kompanie i nevojitet një sistem për menaxhim të lajmeve i cili është një element kryesor në zhvillimin e kompanisë. Shumica e kompanive mediatike sot kanë krijuar ueb-sajte online në mënyrë që punën e tyre ta shpërndajnë shumë më shpejtë dhe më lehtë, menaxhimi i postimeve të jetë shumë më i mirë si dhe fitimet të jenë shumë më të mëdha. Duke parë se konkurrenca në botën mediatike është shumë e madhe, sfidat krysore të kompanive sot janë që të jenë të parët në shpërndarjen e lajmeve, dhe atë ta bëjnë në formën më të mirë të mundshme, si dhe të bëjnë menaxhimin e të dhënave të mëdha. Duke parë që telefonat e mençur janë pajisjet më të përdorura sot, për kompanitë është shumë e rëndësishme që të krijojnë edhe aplikacionet për telefona të mençur në mënyrë që puna e tyre të jetë shumë më efikase si në menaxhimin ashtu edhe në shpejtësinë e shpërndarjes së informacionit. Përmes aplikacionit për telefona të mençur kompania do të ketë mundësi që të dergojë njoftime me zë (Notifications) për lajmet kryesore në mënyrë që t'i mbajë përdoruesit e saj të informuar. Përmes aplikacionit përdoruesit do të kenë shumë më të lehtë në qasjen e postimeve e kompanisë se sa ne ueb-sajt dhe kjo është pjesë shumë e rëndësishme, interesi i çdo kompanie është që përdoruesve të saj t'i krijoj qasje dhe përdorime të aplikacioneve në mënyrë të lehtë si dhe të sigurojë shërbimet më të mira të mundshme. Qëllimi i kësaj teme të diplomës është që të shfaqim rëndësinë e ueb-sajt për menaxhimin e postimeve online përmes ueb-it si dhe rëndësinë e krijimit të aplikacionit për telefona të mençur.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2647
Recommended Citation
Feka, Jetmir, "Ndikimi i ueb aplikacionit dhe aplikacionit për telefonë në menaxhimin dhe shperndarjen e informacionit në ditët e sotme" (2020). Theses and Dissertations. 2137.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2137