Date of Award
Winter 1-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Arnisa Kryeziu
Language
Albanian
Abstract
Mbrojtja dhe rikonstruktimi i ndërtesave historike apo të vjetra janë asete për komunitetin. Një popull është i pasur kur prezent në vendin e tyre janë ndërtesat të cilat tregojnë histori dhe ndikimi që arkitektura ka në jetën e njerëzve, në hapësirën në të cilën ata jetojnë dhe veprojnë është shumë i madh. Forma, funksioni dhe konstruksioni janë tri elementet bazë mbi të cilat ndërtohet arkitektura në përgjithësi. Në rastin tonë memoria kolektive, vlera arkitekturore dhe nevoja për hapësirë për komunitetin na bënë që të shfrytëzojmë formën dhe konstruksionin që kemi për ti dhënë funksionin e duhur ndërtesës për shfrytëzim apo adaptim për ripërdorim. Në lokacion parashihet konservimi, revitalizimi i Shtëpisë së Kulturës me intervenime minimale në fasadë por duke ndërhyrë me konstruksion të ri, reverzibil (të kthyeshëm) brenda ndërtesës me qëllim që të vihen në veprim funksionet e caktuara. Ruajtja e gjendjes ekzistuese është e rëndësishme për të treguar vlerat të cilat i ka ndërtesa, integritetin strukturor dhe origjinalitetin. Rikonstruktimi dhe adaptimi për ripërdorim jo vetëm që do të rikthen ndërtesën, por rikthen historinë në këtë objekt dhe në lagje.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2399
Recommended Citation
Fejzullahu, Fatbardha, "REVITALIZIMI I SHTËPISË SË KULTURËS - HAJVALI" (2020). Theses and Dissertations. 1850.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1850