THE ROLE OF EXTERNAL AUDIT IN IMPROVING GOVERNANCE IN PUBLIC SECTOR
Date of Award
Summer 8-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Roli i auditimit të jashtëm në një mjedis të sektorit publik tek i cili është zbehur besimi i qytetarëve, është tejet i rëndësishëm. Një ndër faktorët kryesor në humbjen e besimit në menaxhimin e parasë publike edhe në vendet më të zhvilluara në botë, ishte auditimi jo efektiv. Auditimi është një komponent shumë i rëndësishëm në qeverisjen e mirë, duke e konsideruar atë si një lidhje shumë të rëndësishme në procesin e menaxhimit. Një ndër objektivat themelore të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA) është që me punën e tyre të bëjnë ndryshime pozitive në qeverisjen e institucioneve publike. Vlera e rolit të auditimit në shërbim të institucioneve publike rrjedhë dhe mbështetet nga pavarësia e tyre, që është një garanci e objektivitetit dhe e cilësisë së punës audituese (Rodda, 2009).
Qëllimi im në këtë punim është të analizoj ndikimin real të auditimit në përmirësimin e menaxhimit financiar dhe në përmirësimin e qeverisjes së mirë të sektorit publik.
Edhe pse institucionet publike auditohen në baza vjetore nga Zyra Kombëtare e Auditimit (Institucioni Suprem i Auditimit në Kosovë), rekomandimet që dalin nga auditimi nuk zbatohen kënaqshëm nga subjektet e audituara. Kjo ndikon në zbehjen e rëndësisë së punës së auditimit të jashtëm dhe në mungesë të progresit nëpër subjektet të cilat menaxhojnë me paranë publike. Për këtë qëllim janë bërë analiza të ndryshme dhe janë nxjerrë konkluzione lidhur me gjendjen faktike, si dhe janë dhënë disa rekomandime se si mund të përmirësohet shkalla e zbatueshmërisë së rekomandimeve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.2296
Recommended Citation
Hashani, Arvita Zyferi, "THE ROLE OF EXTERNAL AUDIT IN IMPROVING GOVERNANCE IN PUBLIC SECTOR" (2019). Theses and Dissertations. 1608.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1608