Date of Award

Summer 6-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mirjeta Domniku

Language

Albanian

Abstract

Marketingu është një nga gjërat më të rëndësishme që ndikojnë në rritjen e performancës së synuar në biznese, marketingu është thelbësorë për arritjën e synimeve të bizneseve. Në këtë punim sjellim informacione të shumta nga burime të ndryshme për marketingun si dhe për elementet e marketingut (çmimi, produkti, promocioni, vendi, njerëzit, evidenca fizike, dhe proceset), ku rëndësi e veqantë i kushtohet ndikimit të marketingut dhe elementeve në rritjen e performancës së bizneseve, kryesisht biznesit IPKO.

Ky punim ka për qëllim të trajtojë marketingun me elementet e tij, funksionet, përparësit e marketingut, ndikimet positive që ka në biznes, njëkohësisht ka për qëllim të fokusohet në atë se a i’a vlenë të fokusohet më shumë IPKO në marketing dhe të invesojë më shumë.

Hulumtimi është realizuar në Ferizaj, ndërsa metodat e përdorura janë metoda kualitative dhe kuantitative, ku të dhënat gjatë hulumtimit janë marrë nga interneti si dhe nga realizimi i një pyetësori me 10 pyetje.

Marketingu po bëhet gjithnjë e më shumë pjesa më e rëndësishme e biznesve, si dhe njëkohësisht është procesi i mësimit të konsumatorëve pse ata duhet të zgjedhin një produkt apo shërbim para konkurrentëve.

Gjithnjë e më shumë, me avansimin e teknologjisë edhe përdorimi i marketingut dhe elementeve të tij është mënyra më e mirë për të arritur profitin e dëshiruar, performancën e synuar si dhe për të arritur realizimin e objektivave të biznesit në mënyrë adekuate, kryesisht duke bërë gjithqka që pranohet nga shoqëria.

Prandaj ky punim ofron rekomandime për një investim dhe rëndësi më të madhe të biznesit në marketing dhe në elementet e tij me qëllim të rritjës së performancës së synuar.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1892

Included in

Business Commons

Share

COinS