Date of Award

Summer 6-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Naim Preniqi

Language

Albanian

Abstract

Rritje demografike dhe standardi jetësorë në nivelin global në njëren anë, si dhe kërkesa për shërbime të shpejta, të sakta, të menaxhuara dhe të kontrolluara në kohë, në anën tjetër, ishin një nga elemetet kryesor për të shtyrë para zhvillimin shkencor për të krijuar sisteme softuerike me qëllim që njeriu të përball me lehtësi kërkesat e tijë ditore. Sistemi ERP paraqet një sistem softuerik për planifikimin dhe menaxhimin e bizneseve, duke përfshirë zonën funksionale të tijë siç janë: planifikimi, prodhimi, shitja, marketingu, shpërndarja, kontabiliteti, menaxhimi finaciar, menaxhimi i burimeve njerzore, transporti, servisimi etj. Ky punim ka për qëllim të trajtoj kronologjinë e zhvillimit të sistemit ERP, përparësitë dhe dobësitë, shkallën e përdorimit të tijë në fusha të ndryshme. Qëllimi specifik i këtij punimi është të siguroj dhe të sjellë informacione koherente në lidhje me rëndësinë dhe shkallën e prëdorimit që ka sot sistemi ERP, në shumë sektorë të ekonomisë dhe më gjerë. Ky punim përmbanë metodologji dhe parime bazë të punës kërkimore-shkencore në fushën e teknologjisë së informacionit dhe menaxhimit të biznesit dhe, si e tillë, përmbanë bazë të fortë për studiues të rinjë të cilët mund të avancojnë problemetika të veçanta mbi sistemin ERP. Me rezultatet e arritura, punimi paraqet interes në aspektin aplikativ në projekte hulumtuese, në vlerësimin dhe menaxhimit të biznesit nga kompani apo individ, si dhe nga institucione publike që merren me fushën e teknologjisë së informacionit dhe menaxhimit të biznesit.

Qëllimi i hulumtimit është që t'a kuptojmë se çka është Enterprise Resource Planning (ERP), si u zhvillua, si punon, për çka përdoret më shumë dhe nga kush përdoret, përparësitë dhe dobësitë e këtijë softueri, a ka qenë i përdorshëm në vitet e kaluara, nëse ka qenë, sa shumë është përdorur, a ka tendencë rritjeje në vitet e fundit, çka mund të na ofrojë ky sistem në vitet e ardhshme, a i'a vlenë që instutucione të ndryshme ta përdorin këtë softuer, etj. Pra, të gjitha këto pika do të shqyrtohen gjatë këtijë hulumtimi të bërë rreth kësaj teme, gjithashtu mund të thuhet që ky hulumtim në veçanti është i fokusuar në zhvillimin e softuerit ERP, menaxhimin e njohurive, çështjeve, në mënyrë për të pasur një sistem softuerik sa më të suksesshëm si dhe përmirësimet përgjatë ciklit jetësor në të ardhmen e këtijë sistemi softuerik. Ky hulumtim i bërë gjithashtu do të sigurojë dhe informojë me njohuri edhe më të zgjeruara dhe më të qarta duke mos lënë anash edhe aplikueshmerinë e softuerit ERP. Qëllimi i një procesi hulumtues është prodhimi i një njohurie të re apo thellimi i njohurive në lidhje me një çështje të caktuar. Ky proces zakonisht zhvillohet përmes tri formave themelore dhe ato janë;

  • Forma eksploruese- e cila ndihmon në identifikimin dhe përcaktimin e një problemi apo pyetjeve.
  • Forma konstruktive- e cila teston teorinë dhe propozon zgjidhje të një problemi apo pyetjeve.
  • Forma empirike- e cila e teston realizueshmërinë e një zgjidhjeje duke përdorur evidenca empirike.

Në këtë hulumtim është përdorur metoda e eksplorimit për kërkimet rreth këtijë punimi. Në këtë punim janë mbledhur të dhëna dhe fakte për të treguar çdo gjë rreth sistemit ERP, dhe gjithashtu të tregohet se pse ky sistem është i përdorshëm, me efiçientë dhe i sigurtë etj,.

Duke lexuar metodën e kërkimeve janë koleksionuar të dhëna dhe janë mbledhur informata nga më të ndryshmet, duke u bazuar në website të ndryshme, përvojen që është punuar me sistemin ERP në përgjithësi, punime shkencore, libra të ndryshme, janë përbledhur këto fakte rreth ERP dhe bashkëpunimit me organizata të ndryshme, të dhënat në trendet e zhvillimit si dhe çfarë mendohet se do të ndodhë në të ardhmen me to.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2293

Share

COinS