Date of Award

Winter 12-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Arsimi është një ndër shtyllat kryesore të një shoqërie të shëndoshë dhe të zhvilluar. Në mënyrë që një shtet të zhvillohet në shumë dimensione, duke pasur në fokus më së shumti ekonominë, duhet kushtuar rëndësi të veçantë sistemit arsimor. Arsimi nuk ka të bëjë vetëm me të mësuarit dhe marrjen e notave të mira, por është shumë më shumë se kaq. Çka në të vërtetë ngërthen në vete është njoftimi me fenomene të reja për të cilat nuk dimë shumë dhe ka për qëllim zgjerimin e dijes sonë. Sido që të jetë. raporti në mes të rritjes ekonomike dhe edukimit ka qenë një ndër damarët kryesor të analizave të mëhershme ekonomike. Arsimi mund të shihet si një objektiv dhe komponent i zhvillimit, si dhe thelbësor për zgjerimin e aftësive humane që përbëjnë kuptimin e zhvillimit. Shpenzimet për arsimin kanë një numër të madh efektesh të rëndësishme në shëndetësi dhe mirëqenien brenda një vendi dhe ngre një numër çështjesh të rëndësishme që duhet të adresohen në mënyrë që të nxisë më së miri zhvillimin në të gjithë botën.

Në një ekonomi të re të cilën Kosova ka synim ta aplikojë, kapitali njerëzor konsiderohet si aseti më i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik. Kur themi kapital njerëzor kemi parasysh rolin e arsimit në ngritjen dhe formësimin e tij, duke ofruar kështu shkathtësitë kyçe që kërkohen në tregun e punës. Sa më i lartë që është niveli i arsimit aq më i lartë do të jetë niveli i të ardhurave. E gjithë kjo rezulton edhe me rritjen e probabilitetit për forcën punëtore të Kosovës për punësim jashtë vendit, që do të ndikonte në rritjen e remitancave për kokë banori në Kosovë. Shpenzimet në arsim duhet të shihen si investime, kthimet nga të cilat e përshpejtojnë rritjen ekonomike. Ky studim argumenton se investimi në arsim është thelbësor për zhvillimin ekonomik, por gjithashtu se forma që merr ky investim është me rëndësi kritike në adresimin e sfidave kryesore të rezultateve arsimore. Nëpërmjet analizës krahasimore, duke përdorur të dhëna sekondare, jepet një panoramë e investimeve publike që janë bërë në arsim gjatë 3 viteve të fundit në Republikën e Kosovës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2611

Included in

Business Commons

Share

COinS