Date of Award
Fall 10-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Sema Kazazi
Language
Albanian
Abstract
Faktorët financiarë së bashku me rreziqet që i shoqërojnë ato luajnë një rol të rëndësishëm në ecurinë ekonomike të një vendi. Kemi permendur pesë funksionet kyçe të një sistemi financiar. Zhvillimi i sektorit financiar zhvillohet kur instrumentet financiare, tregjet dhe ndërmjetësit punojnë së bashku për të zvogëluar kostot e informacionit, zbatimit dhe transaksioneve. Zhvillimi financiar është tërësia e faktorëve, politikave, institucioneve që sigurojnë ndërmjetësues dhe tregje financiare efektive, ashtu si akses të thellë dhe të gjerë në kapital dhe në shërbime financiare , nxit rritjen ekonomike nëpërmjet akumulimit të kapitalit dhe avancimit teknologjik duke rritur normën e kursimeve, duke dhënë informacion rreth investimeve, duke optimizuar shpërndarjen e kapitalit, duke mobilizuar dhe bashkuar kursimet dhe duke lehtësuar dhe inkurajuar flukset hyrëse të kapitalit të huaj.
Instrumentet financiare i ndajmë në dy kategori të mëdha sipas tregjeve përkatëse: instrumentet e tregut të kapitalit,instrumentet e tregut të parasë. Gjatë disa viteve të fundit ekonomia e Kosovës ka treguar përparim të rëndësishëm në tranzicion në një sistem të bazuar në treg dhe në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, por normalisht që kjo ekonomi është ende shumë e varur nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga diaspora për ndihmë financiare dhe teknike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1797
Recommended Citation
Ismajli, Festina, "ZHVILLIMI FINANCIAR DHE RRITJA EKONOMIKE" (2017). Theses and Dissertations. 1620.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1620