Date of Award

Winter 2-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Information Systems and Security

First Advisor

Ilir Salihu

Language

Albanian

Abstract

Emocionet dhe ndjenjat janë epiqendra e përditshmërisë sonë. Ato na lejojnë të ekzistojmë dhe të përmbushim personalitetin tonë duke na motivuar të sillemi në një mënyrë të caktuar dhe duke na drejtuar drejtë asaj që është e mirë e që na bënë më të kënaqur në jetërat tona. Për fat të keq jo çdo ditë përjetojmë emocione të mira e të këndshme çka pezullon shumë nga ne nga jeta sociale, e çka shpeshherë mund të ndikojë aq thellë tek ne e të na bëj jo të pranueshem nga rrethi. Qëllimi i këtij punimi është pikërisht studimi i emocioneve dhe roli i tyre në sjelljen e individëve, mënyrën se si ato zhvillohen dhe se si ndikojnë tek procesi i të menduarit dhe motivimit, e në përgjithësi qasja jonë ndaj tyre. Emocionet, një gjuhë univerzale që të gjithë njerëzit e flasin, e kuptojnë dhe e përjetojnë çdo ditë të jetës. Gjithçka që përjetojmë në përditshmërinë tonë ngjallë një emocion apo një ndjenjë. Që nga fillimi i ditës shumë nga ne zgjohemi me ndjenjën që do të flinim akoma po të kishim mundësi, të paktën një herë gjatë ditës ndjejmë uri, etje, qeshim, e mbase edhe qajmë, pra përjetimi i emocioneve është një rutinë e pashmangshme. Prandaj, vendosa të flasë pikërisht për emocionet, me shpresën që kjo të ndihmojë në vetëdijësimin e njerëzve për rolin dhe peshën e emocioneve në përditshmërinë e tyre. Rezultatet e këtij punimi mund të na ndihmojnë të gjithë ne që të vetëdijësohemi për këtë pjesë të ndieshme të personalitetit tonë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.169

Share

COinS