Date of Award

Fall 9-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Selami Syla

Language

Albanian

Abstract

Ky studim ka si qëllim të jap një përshkrim të qartë të koncepteve dhe termave të motivimit në administratë. Studimi i motivimit të burimeve njerëzore ka të bëjë me natyrën dhe rregullimin e marrëdhënies së punësimit dhe është një fushë në të cilën kontribuojnë një shumëllojshmëri disiplinash, veçanërisht sociologjia dhe psikologjia. Një personel i aftë, i mbikqyrur dhe i motivuar është kusht për zhvillimin dhe mirëfunksioninim e administratës publike. Punonjësit janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri edhe objektivat e tyre personale, apo e thënë ndryshe ajo çka duan ata të arrijnë nga qenia dhe puna e tyre në organizatë është e shumllojshme.Motivimi është një koncept i gjerë i cili na shfaqet në cdo sferë të punës dhe na bën më të suksesshëm duke shtuar kështu më shum produktivitet në punë por gjithmonë kjo nxitet nga shpërblimi që marrim e që në këtë rast është mjet motivues. Ky hulumtim shfaq këta faktor motivues dhe cili ka ndikim më të madh tek punonjësit administrativë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.290

Share

COinS