Date of Award
Fall 10-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurie Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Termi Zhvillim Ekonomik është term që interpretohet në mënyra të ndryshme në varësi të interesave ditore, politike e shoqërore. Zhvillimi ekonomik ndër tjera nënkupton procesin e kalimit nga shkalla më e lartë në shkallë më të lartë aktivitetit ekonomik dhe duhet theksuar që një shkallë e lartë e rritjes ekonomike mundëson përmirësimim në fusha të ndryshme jetësore si: Bujqësia, Industria, Arsimi, e sfera të ndryshme shoqërore.
Pra ne mund të konkludojmë që termi zhvillim ekonomik nënkupton arritjen e një shkalle më të lartë në të gjitha fushat e jetës së njeriut, e jo vetëm sektorit ekonomik prandaj disa herë i referohemi edhe si rritje e gjithëmbarëshme apo edhe si rritje e mirëqenies.
Në rritjen ekonomike një nga faktorët deteminues janë edhe investimet e ndryshme si ato, investime të jashtme dhe ato vendore, e në veqanti investimet nëpër komuna të vogla të cilat gjenerojnë resurse të ndryshme ekonomike.
Parametrat dhe komponentët ndërtues të zhvillimit ekonomik janë kompleks dhe prandaj ka mjaftë vështirësi në identifikimin e parakushteve për një zhvillim ekonomik. Këto parametra i përfshijnë fushat e ndryshme si: investimi në projekte që sjellin dhe ndikojnë në jetën e qytetarëve, rritja e konsumit agregat, rritja e shkalles së edukimit, shfrytëzimi racional i buxhetit nga qeveria, një raport pozitiv i bilancit të pagesave, rritja e GDP-së për kokë banori.
Është vërejtur gjatë keti studimi që nuk ekziston një çasje apo një zhgjidhje e vetme për rritjen e ekonomis, theksë të veqantë investimeve në komuna të vogla. Por që duhet të jetë një bashkë rendim akterësh e aktivitetësh që të arrihen rezultate të deshirueshme në këtë drejtim. Faktorët e ndryshëm janë ata që ndikojnë në rritjen ekonomike të vendit.
Duke punuar në një plan të mirëfilltë qeveritar e ndërështetëror të formulimit dhe fokusimit të investimeve ne mund të arrimë deri tek rritja e ekonomisë dhe zhdukja e faktorve negative që parandalojnë rritjen ekonomike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1796
Recommended Citation
Mataj, Fatos, "NDIKIMI I INVESTIMEVE NË ZHVILLIMIN EKONOMIK NË KOMUNAT E VOGLA" (2018). Theses and Dissertations. 1622.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1622