Date of Award
Fall 10-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Artan Tahiri
Language
Albanian
Abstract
Politika ka nevojë për ide dhe vlera të cilat vendosin qëllime dhe standarde të organizimit politik. Liria, drejtësia dhe solidariteti paraqesin principe të atilla të cilat mund ta udhëheqin organizimin politik të një shoqërie. Partitë politike janë forma të veçanta të organizimit social. Ato nuk duhet të ngatërrohen me asociacionet, federatat, dhe klubet shoqërore. Një definicion i njohur i partive politike vjen nga Shkencëtari i shkencave politike Antony Downs, i cili shkruan: “Një parti politike është një ekip i burrave që kërkon të kontrolloj aparaturat qeverisëse duke fituar zyrën gjatë një palë të zgjedhjeve të rregullta”. Edhe pse kritika e partive politike është e thjeshtë dhe, në pjesën më të madhe të kohës, shumë aktuale, partitë politike janë të pazëvendësueshme për ekzistimin e demokracisë, por ato do të jenë të afta që t’i përmbushin funksionet dhe detyrat e tyre dhe ta ruajnë kredibilitetin e tyre vetëm nëse tregojnë se brenda organizimit të tyre ekziston një impenjim i qartë për struktura dhe rregulla demokratike dhe nëse vazhdimisht punojnë në këtë drejtim. Për këtë shkak, ne shpresojmë se ky libër do të jetë një leksion i dobishëm për anëtarët e partive dhe për qytetarët e interesuar për zhvillimin e shoqërive demokratike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.310
Recommended Citation
Maxhuni, Blerta, "PARTITË POLITIKE SIPAS ORIENTIMIT PROGRAMO" (2018). Theses and Dissertations. 357.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/357