Date of Award

Winter 12-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Science in Information Systems (MSIS)

Department

Information Systems and Security

First Advisor

Ylber Limani

Second Advisor

Hazer Dana

Language

Albanian

Abstract

Teknologjia informative (TI) është duke e përshkuar dhe transformuar ekonominë në tërë globin, si sektorin publik ashtu edhe shoqërinë në përgjithësi. Ky trend drejt transformimit digjital e ka vendosur promovimin e sektorit të TI-së si prioritet kryesor në agjendat e shumë qeverive. Përveç kësaj, me një vlerë të madhe të tregut botëror, industria e TI-së nuk është vetëm sektori më i madh por edhe më dinamik, gjë që e bënë TI-në shtytësin kryesor të rritjes ekonomike dhe inovacionit.

Strategjia e TI-së (Strategjia e teknologjisë informative) është një plan gjithëpërfshirës që përshkruan se si duhet përdorur teknologjia për të përmbushur qëllimet e biznesit. Strategjia e TI-së është një dokument i shkruar, i përbërë nga faktorë të shumtë që ndikojnë në investimin e organizatës dhe përdorimin e teknologjisë.

Qëllimi i punimit të Strategjisë së Teknologjisë Informative (TI) në Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) është t`i ofrojë AKK-së një strategji të re të TI-së për një periudhë pesë vjeçare, nga viti 2018 deri në vitin 2022. Në të njëjtën kohë punimi do t'i adresojë kërkesat e AKK-së për të ridizajnuar arkitekturën ekzistuese të sistemeve të TIK-ut për Infrastrukturën Kombëtare të të Dhënave Hapësinore (IKIH) për Kosovën dhe Gjeoportalin, si dhe ofron rekomandime të qarta për AKK-në se si të arrihet gjendja e synuar.

Strategjia e TI-së në AKK është zhvilluar duke përdorur The Open Group Architecture Framework (TOGAF) dhe Architecture Development Methodology (ADM). TOGAF është përdorur për të kuptuar kërkesat e AKK-së dhe palëve të interesit në lidhje me TI-në, gjendjen aktuale të TI-së brenda organizatës, qëllimet dhe kërkesat e biznesit për 5 vitet e ardhshme

Pas identifikimit të boshllëqeve midis gjendjes aktuale dhe gjendjes së synuar, bazuar në prioritetet e biznesit, janë identifikuar zgjidhje të shumta për mbushjen e boshllëqeve. Pas vlerësimit të avantazheve dhe disavantazheve të secilit opsion, bazuar në hulumtimin e tregut dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, janë rekomanduar zgjidhjet më të përshtatshme.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.175

Share

COinS