Date of Award
Fall 10-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Arber Sadiki
Language
Albanian
Abstract
Derisa vetëdijësimi i shoqërisë është segmenti më i rëndësishëm i çdo vendi, mbetet detyrë e përhershme e institucioneve kompetente që t’i thellojnë hulumtimet rreth dukurive të ndryshme që e shoqërojnë sistemin kulturor në vend.Në këtë kontekst, edhe punimi në vazhdim synon t’i identifikojë shkaqet kryesore dhe më me peshë që ndikojnë në ofrimin e ambienteve sa me komode për zhvillim të aktiviteteve kulturo-artistike, në mënyrë që të ndikohet në ndryshime pozitive në këtë aspekt. Bukuritë fizike të shqiptarit gërshetuar me ato të natyrës, ambientit ku ai jeton, qëndron e gjallëron përballë stuhive të shumta të jetës fuqizohen edhe me veshjet kombëtare që padyshim se janë ditari më i mirë që flasin për rrjedhën e jetës, historinë e bujshme shqiptare me të gjitha sfidat. Kështu që nga vëzhgimet, bisedat, pyetësori dhe anketat e ndryshme të bëra në komunën e Gjilanit janë identifikuar brenga nga ana e shoqrisë duke përfshirë grupe të ndryshme si artistët, shoqërinë civile, shoqatat e ndryshme kulturore për mungesë të hapësirave për ta treguar veten aftesitë dhe të arriturat në përgjithësi probleme këto për të cilat trajtohet edhe kjo tematikë, ndër të tjera,që teknologjia me në qendër kulturën promovon nivel të lartë të të menduarit. Ky dokument thekson se përdorimi i teknologjisë në organizimin dhe manifestimin e ngjarjeve historike kulturore e artistike e bën procesin më efektiv dhe më atraktiv kur zhvillohet sipas metodologjive të përshtatshme e të avancuara duke rritur ndjeshëm kështu, si ndikimin e saj pozitiv edhe rezultatet në të formuarit e një shoqërie artdashëse. Në kuadër të kësaj, marrja me trashëgimi nënkupton tri kushte thelbësore : Njohje, Profesionalizëm dhe Pasion
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.634
Recommended Citation
Mehmeti, Burhan, "QENDËR KULTURORE" (2018). Theses and Dissertations. 633.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/633