Date of Award

Winter 12-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Alfred Marleku

Language

Albanian

Abstract

Bashkimi Evropian është organizatë rajonale e cila është krijuar në vitin 1951 me Traktatin e Parisit, traktat ky i ratifikuar, deri më 1957, nga 6 shtete të cilat janë themeluese e vetë organizatës. BE-ja, që nga themelimi i saj, ka pasur sfidat e saja të cilat e përcjellin edhe në ditët e sotme. Njëra nga mëdyshjet e BE-së e cila e ka vendosur në një udhëkryq politik është se a duhet BE-ja të shkoj drejt thellimit të bashkëpunimit brenda shteteve anëtare në fusha si: politika e jashtme, siguria, kriza monetare, kriza e refugjatëve etj. Apo, BE-ja duhet të zgjerohet në aspektin e anëtarësimit të vendeve të tjera, duke mundësuar anëtarësimin e çdo shteti që përbënë kontinentin e Evropës. Ky punim nisë me pyetjen kërkimore se a duhet BE të “thellohet” apo të “zgjerohet”? Qëllimi i këtij punimi është të paraqiten përparësit si dhe të metat e “thellimit” dhe “zgjerimit” të BE-së, duke përfshirë identifikimin e problemit dhe gjetjen e zgjidhjes sa i përketë idesë së “thellimit” apo “zgjerimit”. Metoda e hulumtimit e cila do të përdoret në përpilimin e këtij punimi është duke rishikuar të gjitha literaturat e mundshme lidhur me temën, duke analizuar faktet dhe argumentet, e në fund duke bërë konkluzionet e arritura. Tema e diplomës ndahet në 3 pjesë: në pjesën e parë trajtohet shqyrtimi i literaturës sa i përket temës, në pjesën e dytë bëhet prezantimi dhe analiza e rezultateve të të gjeturave të punimit siç; janë zgjerimi me efekte të ndryshme, procesi integrues i vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe krizat e BE-së si sfida të zgjerimit të saj dhe ndikimin rus në Ballkan si iniciativë e destabilizimit të rajonit, me qëllim të reflektimit të këtij destabilizimi në BE, dhe në pjesën e tretë të këtij punimi janë të renditura konkluzionet dhe rekomandimet sa i përketë temës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.258

Share

COinS