Date of Award

Winter 12-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Muhamet Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

Ky punim do të trajtojë çështjen e organizimit të ndërtimit të një objekti shumëbanesor. Do të trajtohen tema dhe fusha si përshkrimi teknik, organizimi i punishtës me disa faza dhe pjesë përbërëse si punët përgaditore, rrugët e përkohshme, rrethoja, instalimet e përkohshme, zyret e përkohshme, mënyra e vendosjes, ushqimi dhe sigurimi shëndetësor i punëtoreve si dhe depot. E gjithë kjo do të paraqitet edhe me skemë lidhur me rregullimin e punishtës. Pas këtij përshkrimi, në punim do të përshkruhën edhe mënyrat e kryerjes së punëve kryesore ndërtimore, duke përfshirë punët tokësore, punën beton-armesë, si dhe proceset e tjera përcjellëse. Zgjedhja e mekanizmit për ndërtim është po ashtu një proces tejet i rëndësishëm që do të trajtojë punimi. Efikasiteti në realizimin e punimeve, e po ashtu edhe ulja e kostos me përdorim të mekanizmit janë vetëm disa nga qëllimet e përdorimit të mekanizmit. I njejti do të determinohet nga shumë faktorë që ndërlidhem me objektin e ndërtimit si dhe me lokacionin se ku do të realizohen punimet. Mbrojtja në punë paraqet një problematikë tjeter që do të jepen nga afer rregulloret dhe masat që duhet të ndërrmerren për mbrojtjen në punë.Si pjesë përmbyllëse e këtij punimi, do të jetë plani dinamik i realizimit të punimeve, në kuptimin e përcaktimit të afateve për realizim të punimeve dhe përmbyllje të projektit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.432

Included in

Engineering Commons

Share

COinS