Date of Award
Winter 2-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albanian
Abstract
Tema që kam marë për ta shqyrtuar në këtë punim diplome është projektimi i ndërtesave të banimit kolektiv familjarë. Në këtë punim janë trajtuar ndërtesat të banimit kolektiv familjarë, shtrirja e këtyre objekteve në lokacion, lidhëshmëria me qytetit si dhe karakteristikat e këtyre objekteve . Përveç diskutimit të përkufizimeve, punimi përmban një përmbledhje të kërkimit mbi historinë e banimit kolektiv, përmbledhje të projekteve alternative të banimit , vlerësime të projekteve të banimit kolektiv, si ndikojnë ndryshimet socio-politike në format dhe në dizajnin të banimit kolektiv. Ky punim është një përmbledhje e hulumtimit mbi banimin kolektiv, projektimin e ndërtesave të banimit të përcaktuar për të përfshirë disa modele të banesave, si dhe projektimin e pjesës komerciale që përmban lokale afariste me funksione të ndryshme, lidhëshmërin e tyre me hapsirat e përbashkëta, hapsirat e gjelbërta hapsirat për rekreacion. Hapat e ndërmarura për hulumtimin e banimit kolektiv ishin duke filluar nga shqyrtimi i literaturave të ndryshme, pastaj me analiza të lokacionit dhe veprat historike. Në bazë të këtyre informatave arrita që të projektoj ndërtesën që kam përzgjedhur ta punoj për temë të diplomes.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2287
Recommended Citation
Fazliu, Arlind, "PROJEKTIMI I NDERTESAVE TE BANIMIT KOLEKTIV" (2020). Theses and Dissertations. 1623.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1623