Date of Award
Winter 2-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Binak Beqaj
Language
Albanian
Abstract
Arkitektura si pjesë e përditshmërisë sonë luan rol të rëndësishëm në formësimin tonë si shoqëri. Në Kosovë, në periudhën e pasluftës ka humbur ndjenja e identitetit arkitekturor. Mirëpo, ky devijim ka filluar qysh më herët gjatë historisë. Gjatë periudhës së komunizmit të hershëm është ndërtuar me moton ''Shkatërro të vjetrën, ndërto të renë.''dhe kjo ka lënë pasoja të pakthyeshme në arkitekturë. Fazat tjera nuk kanë qenë më të mira në shoqërinë kosovare duke vazhduar me degradimin dhe zhdukjen e trashëgimisë sonë kulturore. Periudha e pasluftës solli trende të reja ndërtimi në Kosovë. Ndërtesat komerciale të përseritura në tërë territorin e vendit, materialet e dobëta, fasadat e shëmtuara dhe stilet e ndryshme arkitekturore përbëjne peisazhin e këtij vendi edhe në ditët e sotme. Por, ky trend zhvillimi shkoi duke ndryshuar gjatë viteve duke bërë kështu edhe vetëdijësimin e shoqërisë në këtë aspekt. Sot, roli i arkitektit ka filluar të ngritet gradualisht. Trendet botërore të arkitekturës kanë mbërrirë edhe në Kosovë. Arkitektura e qëndrueshme dhe efiçienca e energjisë janë bërë terme të zakonshme në dialektin arkitekturor të vendit. Në Kosovë, njerëzit kanë filluar tu kushtojnë më shumë rëndësi ambientit ku jetojnë, rritjes së kualitetit në vendet ku punojnë dhe në vendet ku dërgojnë fëmijët e tyre për tu shkolluar. Objektet publike si shkollat, çerdhet, spitalet etj. kanë filluar të renovohen në mënyre që të plotesojnë të gjitha kushtet
e nveojshme për destinimin e tyre. Kjo temë e diplomës synon projektimin e një objekti publik të tipit Çerdheduke zbatuar kritere evropiane të ndërtimit që lidhen ngushtë me ”S.M.A.R.TBuilding”, arkitekturën e qëndrueshme dhe efiçiencën e energjisë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2524
Recommended Citation
Fazliu, Valentinë Kilaj, "NDËRTESAT "S.M.A.R.T"- ANALIZË DHE PROJEKTIM I NDËRTESAVE PUBLIKE (ÇERDHE NË RAHOVEC)" (2020). Theses and Dissertations. 2005.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2005
02. Situacioni i ngushte.pdf (1417 kB)
03. Perdhesa.pdf (294 kB)
04. Kati I.pdf (306 kB)
05. Kulmi.pdf (39 kB)
06. Themelet.pdf (61 kB)
07. Prerjet.pdf (433 kB)
08. Detajet.pdf (86 kB)
09. Fasadat 1.pdf (452 kB)
10. Fasadat 2.pdf (414 kB)
11. 3D.pdf (2499 kB)