Date of Award
Winter 2-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Rexhep Gjyliqi
Language
Albanian
Abstract
Diabeti melitus është sëmundje metabolike që shkaktohet nga mungesa relative apo
absolute e insulinës në pankreas. Sipas OBSH, diabeti shkakton çdo vit 5% të vdekjeve globale
dhe mendohet se vdekjet nga diabeti në 10 vitet e ardhshme do të rriten me 50%. Diabeti shfaq
edhe komplikime të shumta nëpër organe dhe sisteme organësh; në sy shkakton retinopatinë
diabetike, në veshka shkaktonë nefropatinë diabetike, në tru shkaktonë neuropatinë. Po ashtu në
zemer dhe në enët e gjakut diabeti shkaktonë bllokim të arterieve që furnizojnë zemrën pra infarct të miokardit, hemorragji cerebrale si dhe gangrenë. Ndërlikimi më i madh i diabetit është ulçera diabetike.Këmba (shputa) është një organ kompleks që kryen funksionin e saj, duke dhënë informacione trurit dhe duke marrë nga ai urdhëra motorike.Është një shputë me çrregullime të cilat mund të shkojnë deri në neuropati, angiopati.
Qëllimi i punimit është: të kuptojmë se çka është shputa diabetike, të paraqiten ndërlikimet
e diabetit nëpër sisteme si dhe të tregohet kujdesi ndaj këtyre pacientëve, të përcaktohen faktorët
e riskut për shputë diabetike, si dhe të paraqitet rasti.
Për këtë punim janë anketuar 50-të persona në Spitalin rajonal të Ferizajit, në Klinikën e Internos në Ferizaj, gjatë muajit gusht 2019.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2280
Recommended Citation
Krivanjeva, Ardona, "KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME SHPUTË DIABETIKE" (2020). Theses and Dissertations. 1635.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1635