Date of Award
Summer 6-2020
Document Type
Thesis
First Advisor
Nebi Pllana
Second Advisor
Driton Kryeziu
Language
Albanian
Abstract
Kjo tezë masteri përshkruan konceptin e kontrollit dhe vlerësimin e konformitetit të betonit bazuar në standardin SK EN 206:2013. Ndër kërkesat themelore për beton është kontrolli dhe vlerësimi i konformitetit të soliditetit në shtypje të betonit, si një nga karakteristikat kryesore të betonit të ngurtësuar.
Nisur nga fakti që kontrolli i konformitetit të betonit është një temë e cila nuk është trajtuar ndonjëherë në vendin tonë dhe si rrjedhojë e kësaj ne nuk kemi informacionin e duhur për nivelin e cilësisë së betonit mbi çka edhe janë ndërtuar këto struktura betoni, atëherë vendosëm ta hulumtonim më tej një temë të tillë. Po ashtu, konstatojmë se vlerësimi i konformitetit të betonit është i nevojshëm për shkak të menaxhimit të nivelit të cilësisë së kërkuar dhe mbajtjes së saj në të njëjtin nivel dhe së dyti është edhe detyrim ligjor për ta përmbushur dhe garantuar cilësinë e përgjithshme të strukturës së ndërtuar.
Ky studim është bërë në impiantin e prodhimit të betonit të kompanisë “Bechtel ENKA” gjatë ndërtimit të urës me gjatësi: L=5800 m’ si pjesë e autostradës ‘’Arbën Xhaferi‘’. Me që për realizimin e urës në fjalë, për element të ndryshëm të urës ka pasur klasë të ndryshme të betonit, ne kryesisht i kemi shfrytëzuar të dhënat e rezultateve të soliditetit në shtypje fc,cube për betonet e klasave C25/30 dhe C 30/37.
Rezultatet e fituara për çdo element të urës janë të paraqitura në mënyrë tabelare, në të njëjtën kohë duke i shfrytëzuar kartat e kontrollit statistikor të procesit janë paraqitur këto të dhëna edhe grafikisht. Duhet theksuar që rezultatet e testimeve të marra në analizë i përkasin kontrollit të cilësisë së betonit për periudhën 2017-2018.
Për të ardhur deri te rezultatet e synuara, pjesë të kësaj teme janë edhe disa kapituj të cilët përshkruhen ashtu si më poshtë:
- Kontrolli dhe kriteret e konformitetit
- Sistemi i kontrollit të prodhimit në fabrikë
- Plani i marrjes së mostrave
- Analiza e rezultateve të shqyrtuara
- Diskutimi i rezultateve
- Vlerësimi mbi rriskun e klientit dhe rriskun e furnizuesit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2454
Recommended Citation
Krasniqi, Lekë, "KONTROLLI I KONFORMITETIT TË BETONIT SIPAS SK EN 206:2013 GJATË NDËRTIMIT TË URËS B400 NË AUTOSTRADËN “ARBËN XHAFERI”" (2020). Theses and Dissertations. 1942.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1942