Date of Award
Winter 12-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurie Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Remitancat në gjithë botën, llogariten të jenë fluksi i dytë financiar më i rëndësishëm pas ndihmave ndërkombëtare. Vitet e fundit, ato po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në zhvillimin e ekonomisë botërore. Për më tepër, pasi remitancat janë kryesisht transaksione personale nga migrantët te miqtë dhe familjet e tyre, ato priren të jenë të orientuar mirë ndaj nevojave të marrësve të tyre. Aftësia e tyre për të ulur varfërinë dhe për të promovuar njerëzimin, zhvillimi tyre është i dokumentuar mirë dhe shpesh raportohet i dobishëm për zhvillimin e përgjithshëm: “Dërgesat e transaksioneve drejtpërdrejt rrisin të ardhurat e familjeve marrëse. Përveç sigurimit të burimeve financiare për familjet e varfëra, ato ndikojnë në varfërinë dhe mirëqenien përmes efekteve indirekte të shumëzuesve dhe gjithashtu efekteve makroekonomike. Më shkurtë mund të themi se remitancat janë një mbështetje për zhvillim. Remitancat vazhdojnë të luajnë rol shumë të rëndësishëm në përmirësimin e mirëqenies së shumë qytetarëve të Kosovës, por edhe në financimin e ekonomisë përmes stimulimit të konsumit dhe investimeve private. Përqindja e lartë e remitancave nënkupton se vendi ynë ende nuk mund të shkëputet nga ndihmat e tilla nga jashtë dhe ta mbështesë zhvillimin ekonomik në burime të brendshme me theks të veçantë në sektorin privat. Kështu do të duhej të ishte për një vend në zhvillim.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2614
Recommended Citation
Krasniqi, Gresa, "NDIKIMI I REMITANCAVE NË ZHVILLIMIN E KOSOVËS" (2020). Theses and Dissertations. 2112.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2112