Date of Award
Winter 2-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Sadije Kelmendi
Language
Albanian
Abstract
Tema e këtij Punimi të Diplomës ka rëndësi të veçantë për popullin e Prizrenit dhe qytetit si tërësi, pasi që nuk ka shkollë të tillë në këtë rajon.
Ky hulumtim synon të pasqyrojë ecurinë e shkollave profesionale. Pra, si funksionojnë , çfarë trajtojnë, cilat janë synimet e tyre, si ndikojnë ato në rritjen e vetëdijësimit tek qytetarët e pa shkolluar.
Arsimi profesional është arsimi që përgatit njerëzit për të punuar në profesione të caktuara, si p.sh. në tregti, zejtari, teknikë, apo në profesione të tilla si inxhinieri, kontabilitet, infermieri, mjekësi, arkitekturë etj. Profesionet e zejtarisë zakonisht bazohen në aktivitete manuale ose praktike dhe janë tradicionalisht jo akademike, por lidhen me një veprimtari ose profesion të caktuar.
Arsimi profesional ndonjëherë konsiderohet si arsim karriere ose arsim teknik.
Shqetësuese për ne është numri i madh i të rinjëve joaktiv të cilët nuk janë të punësuar, nuk ndjekin shkollim ose trajnim ku në vitin 2019 janë llogaritur 106950 të rinj të moshës (15 deri 24) të cilët përbënin 31.7 % të popullsisë të re, 54.4 mijë janë femra dhe 52.5 mijë janë meshkuj të cilët janë pa shkollim.
Ky projekt do i shërbejë njerëzve dhe komunës, duke krijuar një hapësirë inovative, arsimore, punuese, e cila përcillet me gjenerimin e vendeve të reja të punës, krijimin e kuadrove për punë, e cila do të shërbejë drejtpërdrejte në zhvillimin ekonomik, arsimor të qytetit të Prizrenit.
Shkolla joformale e krijuar nga kërkesat e qytetarëve do tu shërbejë atyre si një fillim i ri për shkollim dhe punësim, ku pas vijimit në këtë shkollë të rinjtë do të jenë punëtorë adekuat për lëmi të ndryshme si : kuzhinë,makineri,elektricist,teknolog,shites,agronom,saldim,mirëmbajtje dhe riparim, etj.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2383
Recommended Citation
Krasniqi, Era, "PROJEKTIMI I NJË SHKOLLE PROFESIONALE" (2020). Theses and Dissertations. 1826.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1826