Date of Award
Summer 7-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Elmi Kelmendi
Language
Albanian
Abstract
Ky punim shqyrton Kriminalitetin Ekonomik në Republikën e Kosovës, duke u fokusuar në periudhën tre vjecare 2015,2016 dhe 2017 pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Punimi ka modelin teorik i cili si pikë fillimi shqyrton Kriminalitetin Ekonomik i cili shpjegon sjelljen kriminale, duke kaluar tek përshkrimi se si Pastrimi i Parave ka efekt negativ në shkallën e krimit. Duke i kushtuar vëmendje të vecant Pastrimit të Parave, si një ndër veprat më të rënda të Kriminalitetit Ekonomik dhe një fenomen mjaftë i dëmshëm kriminal ndaj të cilit Kosova nuk është imune. Pastrimi i Parave shfaqet dhe zhvillohet në forma të ndryshme dhe si fenomen është i kufizuar në sjellje të penalizuara nga ligjet penale, në mënyrë që të rritet efikasiteti i ligjit penal në luftën kundër Pastimit të Parave. Padyshim që vendi jonë është i obliguar që kohë pas kohe të krijoi mekanizma për parandalimin dhe shtrengimin e këtij fenomeni, sepse dihet që Pastrimi i Parave padyshim ka një efekt negativ në një vend. Përmes këtij punimi do të analizohen dhe prezantohen ligjet, strategjitë dhe raportet të cilat janë aplikuar apo mund te aplikohen në shtetin e Kosovës. Zbatimi i ligjeve në praktikë tregon nevojën për një kuptim të drejtë të formave të kryerjes së Pastrimit të Parave pasiqë pasojat e tij janë përhapur gjerësisht në aspektin ekonomik, shoqërorë dhe politik.
Përmes këtij punimi do të trajtojmë edhe problematikën si dhe ndikimin apo efektin e këtij fenomeni pasiqë Pastrimi i parave është krim në vetvete si dhe instrument për kryerjen e krimeve të tjera në mënyrë të vecantë krimeve të tjera ekonomike, krimit të organizuar, terrorizmit, korrupsionit e kështu me rradhë. Poashtu punimi fokusohet te studimi i paraqitjes së Kriminalitetit Ekonomik dhe përhapja e tij, te llojet e paraqitjes së Kriminalitetit Ekonomik veqanërisht tek Pastrimi i Parave, te mënyrat e paraqitjes së tij, si dhe te rëndësia dhe pasojat e dëmshme që shkaktohen në të tilla raste. Nëpërmjet kontrollit të Krimeve Ekonomike në përgjithësi edhe Pastrimit të Parave si lloj në vecanti izolohen këto dëme apo vepra të kundërligjshme të cilat prekin shoqërinë dhe shtetin në terësi, funksionimin e sistemeve ekonomike dhe moralin publik.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2276
Recommended Citation
Çollaku, Arbnora, "KRIMINALITETI EKONOMIK NË VEÇANTI PASTRIMI I PARAVE NË KOSOVË GJATË PERIUDHES 2015-2017" (2020). Theses and Dissertations. 1642.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1642