Date of Award

Spring 3-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Binak Beqaj

Language

Albanian

Abstract

Megjithëse viteve të fundit ka pasur përpjeke nga shteti për shkolla gjegjësisht në arsim, ende ka shumë gjëra për tu dëshiruar. Përpjeket kanë qenë më të mëdha në infrastrukturën shkollore, gjë kjo që është e domosdoshme për të realizuar një proces aq kompleks sa është mësimdhënia. Por, edhe këtu ka shumë gjëra ende për tu bërë, kur dihet fakti se në të shumtën e shkollave numri i nxënësve arrin deri në 45 nxënës në një klasë, duke ndikuar drejtpërdrejt në kualitenin e mësimit. Zhvillimi i qëndrueshëm shkollor është bazament i një shoqërie të shëndoshë. Në këtë kuadër krijimi i kushteve sa më të mira për mësim të nxënësve është parametër i një arsimi cilësor. Shkollat e së ardhmes duhet të synojnë kreativitetin e nxënësve dhe zhvillimin e ideve të vetiniciativës. Mungesa e një shkolle me të gjitha hapësirat e nevojshme, është ideja primare që ka udhëhequr këtë hulumtim, duke qenë në përputhje me standardet dhe normativat e siguruara nga MASHT, Shkolla është projektuar me synime primare, mirëqënien fizike dhe shpirtërore, edukimin dhe arsimimin e duhur për gjeneratat e reja. Ndërtimi i kësaj Shkolle Fillore dhe e Mesme e Ulët në lokacionin e propozuar me të gjitha hapësirat përcjellëse të nevojshme do të i ndihmonte Komunës së Prishtinës dhe qytetarëve të Kosovës për të ndikuar drejtë një zhvillimi të qëndrueshëm shkollor dhe ndërgjegjësimin për hapësirat e gjelbërta përreth.

Fjalët kyqe: Arsimi, infrastruktura shkollore, klaset e mbi-ngarkuara, kualiteti i mësimit,

zhvillimi i qëndrueshëm, mirëqenia, shkolla e së ardhmes.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2284

Included in

Architecture Commons

Share

COinS