Date of Award

Spring 3-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Petrit Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i këtij punimi të diplomës është projektimi i një shkolle fillore në Prishtinë, e cila ka për qëllim kryesor plotësimin jo vetëm të nevojave esenciale por dhe ofrimin e kushteve sa më cilësore të secilit nxënës duke i plotësuar të gjitha normativat dhe standardet evropiane. Faza e parë ka qenë analizimi i shkollave fillore në qytetin e Prishtinës, dhe duke u bazuar në këto analiza kam vërejtur që shkollat në Prishtinë nuk i përmbushin nevojat e çdo nxënësi. Faza e dytë e analizimit ishte zgjedhja e një lokacioni, i cili kryesisht duhet të kishte qasje të lehtë edhe për të gjitha moshat (nga 5-15 vjeç), mirëpo edhe zona e cila duhej të ndërtohej shkolla, të ishte zonë e cila ka lidhje të mirë me qytetin, dhe ishte parcelë e destinuar për shkollë fillore. Duke e ditur rëndësinë e natyrës dhe gjelbërimit, si dhe ndikimin e tyre tek fëmijet objekti ka lidhje të drejtpërdrejtë me ambientet e jashtme duke bërë të mundur lidhjen me natyrën dhe gjëlbërimin. Faza e fundit e analizave ka qenë zgjedhja e funksioneve adekuate për këtë strukturë të cilat, normalisht kanë nxjerrë në fund edhe një formë të objektit e cila lidhet me konceptin kryesor të projektit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2480

Included in

Architecture Commons

Share

COinS