Date of Award

Summer 6-2020

Document Type

Thesis

First Advisor

Muhamet Ahmeti

Second Advisor

Driton Kryeziu

Language

Albanian

Abstract

Kompanitë e Industrisë së Ndërtimit në Kosovë janë duke vepruar në një treg me konkurrencë të lartë dhe me rritje të dinamikës së zhvillimit të tyre. Nisur nga ky fakt, informatat e nevojshme në lidhje me organizimin dhe implementimin e proceseve bazuar në standarde, mund të ketë ndikime rrënjësore për funksionimin e suksesshëm të kompanive. Një avantazh i vërtetë konkurues mund të arrihet vetëm duke arritur një nivel të mjaftueshëm të ndikimit të biznesit, të cilat varen jo vetëm nga proceset e prodhimit, por edhe nga administrata, shërbimi ndaj klientit dhe aspekte të tjera të operacioneve të biznesit. Kjo do të thotë që kompanitë në Industrinë e Ndërtimit në Kosovë, duhet të synojnë implementimin e standardeve për përmbushjen e nevojave dhe pritjeve të klientëve, punonjësve, pronarëve dhe kompanive në kuptimin më të gjerë. ISO 9001 është Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë. Një Sistem Menaxhimi i Cilësisë i Certifikuar përfaqëson konfirmim zyrtar të një niveli me performancë të besueshme të biznesit, si dhe provon angazhimin për përmirësim të vazhdueshëm dhe plotësimin e kërkesave të klientit. Andaj certifikimi i kompanive në Industrinë e Ndërtimit në Kosovë me ISO 9001 është shumë i rëndësishëm, për më tepër ISO 9001 ka prioritet për të siguruar që produkti apo shërbimi kënaq kërkesat e klientit mbi cilësinë, si dhe produktet dhe shërbimet duhet të jenë në pajtueshmëri me rregullativat e aplikueshme. Përfitimet e kompanive që zbatojnë dhe certifikohen me ISO 9001 janë shumë të mëdha: kuptueshmëri më e madhe e të gjitha proceseve në organizatë, përmirësimi i dokumentacionit, ngritje e vetëdijës për cilësinë, përforcimi i besimit dhe lidhjeve në mes të organizatës dhe klientëve, kursimi dhe rritja e profitit, lehtësim në ngritjen e shërbimeve, përfshirja e stafit – edukim i vazhdueshëm etj. Prandaj, në këtë punim diplome, do të trajtohet në mënyrë të detajuar, bazuar në fakte dhe analiza, njohuritë mbi implementimin e standardit ISO 9001 nga Industria e Ndërtimit në Kosovë. Implementimi dhe certifikimi i një Sistemi të Menaxhimit të Cilësisë sipas ISO 9001, në radhë të parë është në të mirën e çdo kompanie që ushtron një biznes në territorin e Republikës së Kosovës, në të mirën e shoqërisë dhe ndihmon në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2437

Share

COinS