Date of Award
Spring 5-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Banush Shyqeriu
Language
Albanian
Abstract
Bazuar në ndryshimet demografike gjatë viteve të fundit në Kosovë e sidomos pas shekullit 20, këto ndryshime u shoqëruan edhe me ndryshime të mëdha ekonomike sociale dhe kulturore duke sjellur sfida të reja për gjeneratat e reja veçanërisht duke u përballur me sfidat e arkitekturës (si reflektim i kulturës dhe gjendjes aktuale) përkitazi me akomodimin e moshës së tretë. Duke qenë se jemi në shek.21 dhe përfaqësojmë gjeneratën aktive, kjo periudhë shoqërohet me mungesën e hapësirave fleksibile të banimit për gjeneratën e tretë,kjo duke u dëshmuar me ekzistencën e vetëm 4 shtëpive për të moshuar në tërë Kosovën me kritere të pranimit që pamundësoj banimin e çdo të moshuari aty. Kjo ka qenë edhe një prej shtytësve kryesor për trajtimin e Rezidencave për moshën e tretë, ku përmes hulumtimit, analizave, studimeve dhe propozimeve të reja krijojmë paradigma të reja për krijimin e komplekseve hibride si zhvillime dhe mostra të banimit fleksibil me një sistem Hibrid i cili ofron si përkujdesje infermierike poashtu edhe një urë lidhëse mes dy gjeneratave asaj të moshës se tretë dhe gjeneratës së re duke sendërtuar një "komunitet të ri" ku do të intergronte shërbimet tjera sociale, komerciale dhe rekreuese duke ofruar kushtet e duhura për mirëqenien e tyre fizike, sociale dhe shpirtërore. Kështu me krijimin e moduleve të reja fleksibile synojmë të krijojmë një ambient të këndshëm për përdoruesit e shumë gjeneratave.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2416
Recommended Citation
Zllanoga, Floriana, "REZIDENCA PËR MOSHËN E TRETË PËRMES PARADIGMAVE GJITHËPËRFSHIRËSE TË MOSHAVE, FLEKSIBILITETIT DHE ZHVILLIMIT HIBRID" (2020). Theses and Dissertations. 1878.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1878