Date of Award

Fall 9-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Information Systems and Security

First Advisor

Blerton Abazi

Language

Albanian

Abstract

Siguria e informacionit ka rol të rëndësishëm në organizatat e Kujdesit Shëndetësor. Regjistri elektronik shëndetësor (EHR) me informacionin e pacientit konsiderohet si shumë i ndjeshëm në organizatën e kujdesit shëndetësor. Informacioni i ndjeshëm i pacientëve në kujdesin shëndetësor duhet të menaxhohet në mënyrë të tillë që të jetë i sigurt nga aksesi i paautorizuar. Kujdesi cilësor i nivelit të lartë për pacientët është i mundur nëse sistemi i menaxhimit të kujdesit shëndetësor është në gjendje të ofrojë informacion të drejtë në kohën e duhur në vendin e duhur. Disponueshmëria dhe qasshmëria janë aspekte të rëndësishme të sigurisë së informacionit, ku informacioni i aplikueshëm duhet të jetë i disponueshëm dhe i qasshëm për përdoruesit brenda organizatës së kujdesit shëndetësor, si dhe përtej kufijve organizativë. Në të njëjtën kohë, është e domosdoshme për të mbrojtur sigurinë e pacientit nga aksesi i paautorizuar dhe për të ruajtur nivelin e duhur të kujdesit shëndetësor në lidhje me sigurinë e informacionit. Qëllimi i kësaj teme është të hulumtojë menaxhimin e tanishëm të sigurisë së informacionit në lidhje me rekordet elektronike të shëndetësisë dhe si këto janë të mbrojtura nga kërcënimet e mundshme të sigurisë dhe rreziqet në kujdesin shëndetësor, dhe të kuptojomë se cilat standarde ndërkombëtare të ISO/IEC përdoren për sigurinë e informacionit dhe menaxhimin e sigurisë së informacionit në shëndetësi, do të krahasojmë këto standarde dhe do të spjegojmë se cilat janë përfitimet, kërcnimet dhe dobësitë e përdorimit të standardit të menaxhimit të sigurisë së informacionit në shëndetësi, do e bëjmë një propozim të një sistemi të automatizuar për implementimin e standardit ISO 27799 si dhe do te shfaqim disa nga vjedhjet më të mëdha që janë bërë në qendra të ndryshme të shëndetësisë ndër vite.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.150

Share

COinS