Date of Award
Summer 8-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Science in Management (MSM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurije Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Sektori bankar, sot është një nga sektorët më të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës. Prandaj, vlerësimi i normave të interesit dhe ndikimin e tyre në investime është me rëndësi të madhe si një treguesi rëndësishëm për vendim-marrje, ashtu si për ndryshimin e normave gjatë kohës dhe për numrin e investimeve të realizuara në 10 vitet e fundit pas krizës financiare si dhe krahasimi i Kosovës me rajonin.
Përmes shqyrtimit kritik të literaturës është krijuar një bazë teorike e ndërlidhur me problematikën e temës së hulumtimit e cila është shfrytëzuar disa herë gjatë hulumtimit dhe gjatë procesit të shkrimit të temës. Derisa me anë të hulumtimit kuantitativ është arritur të krijohet bazamenti mbi të cilin është bazuar i tërë hulumtimi.
Sistemi financiar i shtetit përfshin bankat, tregjet e letrave me vlerë, pensionet dhe fondet e përbashkëta, siguruesit, infrastrukturat e tregut dhe bankë qendrore, si dhe autoritetet e saj rregullatore dhe mbikëqyrëse, këto institucione dhe tregje sigurojnë një kuadër për kryerjen e transaksioneve ekonomike dhe të politikës monetare dhe ndihmojnë kursimet e kanaleve në investime, duke mbështetur kështu rritjen ekonomike.
Ky hulumtimi ndihmon në adresimin e pyetjeve të parashtruara të temës dhe konkludojnë se investimet e huaja direkte por edhe ato vendore kanë marrë një hov të zhvillimit në vitin e kaluar dhe vitin aktual si dhe normat e interesit kanë ndikuar pozitivisht në krijimin e bizneseve të reja duke rritur numrin e të punësuarve, konsumin, ofertën dhe kërkesën agregate etj. Të gjeturat e këtij hulumtimi e arsyetojnë nevojën për krijimin e lehtësirave në procedurat e marrjes së kredive dhe krijimin e kushteve adekuate favorizuese për investitorët.
Viteve të fundit, sektori bankar ka vazhduar të bëjë uljen e normave të interesit në kredi, gjë e cila ka ndikuar që kostoja e marrjes së një kredie të jetë më e vogël
Në këtë punim shqyrtimi I literatures është realizuar, duke filluar në disa pozicione me një definim të përgjithshëm mbi interesin, normat e interest dhe llojet e tyre, kërkesa dhe oferta, ndikimin e normave te interesit në ekonomi dhe në inflacion, krahasimin e Kosovës me venet e rajonit, investimet dhe llojet e investimeve, sistemi bankar në Kosovë etj. Të gjitha të dhënat janë informata sekondare dhe analiza e pjesës hulumtuese është bërë duke kombinuar metodat kualitative dhe kuantitative të këtyre të dhënave si dhe atë krahasimore.
Metoda e parë është metoda përshkruese që konsiston në mbledhjen e materialeve teorike ku është bërë shqyrtimi i gjithë literaturës nga libra të ndryshëm të disa autorëve, raporteve shtetërore, punimeve të ndryshme të botuara online etj.
Metoda e dytë e hulumtimit përfshin analizën e të dhënave numerike, si ato statistikore ku kryesisht janë marrë nga agjensioni I statistikave të Kosovës.
Kurse metoda krahasuese është përdorur në pjesën e analizës së të dhënave ku është bërë krahasimi i dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë dhe janë dhënë disa përfundime në lidhje me ndikimin e normave të interesit në investime në të dyja shtetet.
Pjesët kryesore të punimit janë:
Hyrja e cila përmban disa detaje se cili është qëllimi i temës, ofron një përshkrim se çka përfshin tema, deklaron problemin për të cilin është bërë hulumtimi dhe përgatit lexuesin se çka mund të kuptojë gjatë leximit të kësaj teme.
Shqyrtimi i literaturës që shtjellon burimet kryesore të literaturës gjatë hulumtimit të tilla si, libra, artikuj të ndryshëm si dhe analizimin e të dhënave kryesore që tregojnë ndërlidhjen e tyre me temën dhe me problemin e definuar.
Deklarimi i problemit që shtjellon pyetjet dhe problematikat kryesore të temës.
Metodologjia që përfshin mbledhjen e të dhënave nga metoda të ndryshme kërkimore .
Diskutimet dhe përfundimet e arritura nga shqyrtimi i gjithë literaturës paraprake si dhe jepen disa rekomandime në lidhje me funksionimin e sistemit financiar dhe çështjeve kyçe të trajtuara në temë.
Referencat që përfshijnë pjesën prej të cilave është marrë materiali për përfundimin e temës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.2778
Recommended Citation
Ratkoceri, Kaltrina Mehmeti, "NDIKIMI I NORMAVE TË INTERESIT NË INVESTIME NË KOSOVË PAS KRIZËS FINANCIARE 2008-2018" (2018). Theses and Dissertations. 2274.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2274