Date of Award
Summer 6-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Feim Brava
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi i këtij hulumtimi është të tregoj se pengesat në tregtinë e lirë nuk sjellin dobi në vend, duke i demantuar tërësisht ndërhyrjet politike që janë me qëllim ta bllokojnë atë, por jo edhe ta rregullojnë. Çështjet të cilat i trajton hulumtimi janë si pengesat ndaj tregtisë: distanca, barrierat dhe kufijtë, argumentet për mirëqenie kombëtare kundër tregtisë së lirë, shpërndarja e të ardhurave dhe politika tregtare, modelimi i procesit politik, negociatat ndërkombëtare dhe politika e tregtisë, zonë e tregtisë së lirë kundrejt unionit doganor (ngjashmëritë me CEFTA). Në këtë hulumtim është përdorur metodologjia e mbledhjes së të dhënave sekondare. Gjatë shqyrtimit dhe analizimit të dhënave sekondare kryesisht nga ministra përkatëse e Kosovës dhe hulumtimeve shkencore jenë kryer mbledhjen e informacioneve relevante me kujdes të veçantë për marrëveshjet ndërkombëtare. Hipoteza e këtij hulumtimi është: H0-Ndërhyrjet politike janë në nevojshme, për ta bllokuar tregtinë e lirë; H1- Ndërhyrjet politike që bllokojnë ekonominë e lirë, i shkaktojnë dëm ati vendi. Rezultatet e hulumtimit theksohen që nga tabela një, varshmëria ekonomike e Kosovës nga Serbisë, tabela dy shtetet që kanë përfituar nga bllokada me Serbin tabela tre ndryshimi i origjinës së furnizimit pas taksës, tabela katër shtetet përfituese nga bllokada me BiH, tregohet se ndërhyrjet politike vetëm e kanë zëvendësuar origjinën e prodhimit nga Serbia me shtet tjera ku ka shkaktuar një ngritje masive të çmimeve në vend.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2303
Recommended Citation
Hyseni, Bashkim, "POLITIKA E TREGTISË NDËRKOMBËTARE Rast Studimi: (Marrëveshja CEFTA dhe vendosja e taksës 100%)" (2020). Theses and Dissertations. 1650.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1650